FOL organizon trajnim për zyrtarët komunal ligjor dhe ata të informimit
Prishtinë, 25 mars 2011: Lëvizja FOL sot ka organizuar trajnim për zyrtarët ligjor dhe ata të informimit nga 13 komuna të ndryshme të Kosovës për Ligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe ligjet që ndërlidhen me zbatimin e tij siç janë: Ligji për Klasifikimin e Informatave, Ligji për Mbrojtjen e të dhënave Personale si dhe Ligji për Avokatin e Popullit.
Ligji për Qasje në Dokumente Publike, i cili ka zëvendësuar ligjin e vitit 2003 për qasje në dokumente zyrtare, ka hyr në fuqi që nga 1 nëntori i vitit të kaluar. Lëvizja FOL ishte anëtare e grupit punues për hartimin e ligjit të ri i cili avancon të drejtën e qytetarëve për qasje në informacion zyrtar. Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Rritja e transparencës së institucioneve publike të Kosovës” i cili mbështetet nga BTD ” Trusti Ballkanik i Demokracisë.