Mbledhja e rregullt e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL
Prishtinë, 25 Shkurt 2011: Në mbledhjen e rregullt të Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL u diskutua për gjendjen e përgjithshme të organizatës, duke përfshirë edhe draft-raportin e punës për vitin 2010, procesin e auditimit të brendshëm që po bën organizata dhe qëndrimet përkitazi me zhvillimet e fundit politike në vend.
“Lëvizja FOL është duke implementuar në vazhdimësi strategjinë e saj trevjeçare, duke arritur kështu objektivat që i ka vënë vetes”, – tha Petrit Zogaj gjatë prezantimit të draft-raportit të punës për vitin 2010.
Në këtë takim me vendim unanim të anëtarëve të pranishëm është zgjedhur znj. Eli Gashi, Kryesuese e Bordit Këshillëdhënës.
Bordi ka dhënë mbështetjen për aktivitetet e tanishme të FOL dhe aktivitetet që janë paralajmëruar duke përfshirë edhe projektet që pritet të nisin implementimin.