Monitorimi i mbledhjeve të KPM-së
Pas emërimit të anëtarëve të rinj të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Lëvizja FOL ka monitoruar mbledhjet e Komisionit dhe procesin e vendimmarrjes gjatë periudhës maj–gusht 2026.
Në fazën e parë pas konstituimit të përbërjes së re, KPM është fokusuar kryesisht në shqyrtimin e rasteve ligjore të evidentuara gjatë monitorimit të mediave në periudhën zgjedhore, përfshirë shkeljet e evidentuara gjatë fushatës, ditës së zgjedhjeve dhe heshtjes zgjedhore. Në këto raste, Komisioni ka shqiptuar vërejtje dhe gjoba ndaj një numri të ofruesve të shërbimeve mediale audiovizuele (OSHMA).
Me përfundimin e procesit zgjedhor, agjenda e KPM-së është zgjeruar edhe në çështje institucionale, rregullative, financiare dhe të licencimit. Në mbledhjet e monitoruara janë shqyrtuar dhe miratuar dokumente dhe rregullore, licenca dhe ndryshime të skemave programore, si dhe çështje që lidhen me detyrimet financiare të OSHMA-ve ndaj KPM-së.
Monitorimi përfshin gjithsej dhjetë mbledhje të KPM-së, nga mbledhja e parë pas emërimit të përbërjes së re, më 5 maj 2026, deri te mbledhja e 7 gushtit 2026. Raportimi më poshtë paraqet në mënyrë kronologjike çështjet kryesore të shqyrtuara dhe vendimet e marra në secilën prej këtyre mbledhjeve.
Mbledhja e parë – 5 maj 2026
Më 5 maj 2026, Lëvizja FOL ka monitoruar mbledhjen e parë të KPM-së pas emërimit të anëtarëve të rinj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Në përbërjen e re të KPM-së u emëruan:
- Drita Morina;
- Besnik Berisha;
- Hysni Mustafa;
- Luljeta Aliu;
- Serpin Emruşi;
- Suada Džogović.
Gjatë kësaj mbledhjeje u zgjodhën Besnik Berisha kryetar i KPM-së dhe Drita Morina nënkryetare e KPM-së, me mandat dyvjeçar.
Mbledhja e dytë – 15 maj 2026
Më 15 maj 2026, Lëvizja FOL ka monitoruar mbledhjen e dytë të KPM-së, gjatë së cilës janë shqyrtuar procesverbali i mbledhjes së parë, si dhe raste ligjore të evidentuara gjatë monitorimit të mediave.
KPM ka shqyrtuar gjithashtu ankesa lidhur me Zgjedhjet e Përgjithshme të 9 shkurtit 2025.
Gjatë kësaj mbledhjeje, KPM ka miratuar procesverbalin e mbledhjes së parë dhe ka vendosur për shqiptimin e masave administrative, përfshirë vërejtje dhe gjoba ndaj një numri të ofruesve medialë.
Vendimet kryesore kanë qenë:
- Kanal 10 – gjobë prej 3,000 euro;
- Klan Kosova – disa raste me gjoba dhe vërejtje;
- RTK 1 – gjobë prej 2,000 euro;
- RTV 21 – gjobë prej 1,000 euro;
- T7 – gjobë prej 4,000 euro;
- TV Dukagjini – gjoba dhe vërejtje;
- TV Most – gjobë prej 1,000 euro;
- TV Puls – gjobë prej 1,000 euro.
Raste të tjera janë sanksionuar me vërejtje ose janë refuzuar.
Mbledhja e tretë – 25 maj 2026
Më 25 maj 2026, Lëvizja FOL ka monitoruar mbledhjen e tretë të KPM-së, ku janë shqyrtuar çështje institucionale dhe raste ligjore të lidhura me monitorimin e mediave gjatë proceseve zgjedhore.
KPM ka miratuar Planin e Veprimit për Zgjedhjet e Përgjithshme 2026 dhe ka vendosur masa administrative ndaj një numri të ofruesve medialë, përfshirë vërejtje dhe gjoba.
Gjithashtu, KPM ka vendosur zgjatjen e afatit për trajtimin e ankesave në pritje për 45 ditë, në kuadër të ngarkesës së krijuar nga procesi zgjedhor. Komisioni ka shqyrtuar edhe raste të iniciuara ex-officio dhe ankesa lidhur me shkeljet gjatë proceseve zgjedhore.
Vendimet kryesore
- RTV Malisheva – vërejtje;
- TV Llapi – vërejtje;
- Kanal 10 – gjobë prej 3,000 euro;
- Klan Kosova – gjobë prej 3,000 euro;
- Klan Kosova – gjobë prej 2,000 euro;
- KTV – vërejtje;
- RTK 1 – gjobë prej 1,000 euro;
- RTK 2 – vërejtje;
- Tëvë1 – gjobë prej 1,000 euro;
- TV 21 – gjobë prej 1,000 euro;
- TV Dukagjini – dy gjoba prej nga 2,000 euro, si dhe vërejtje;
- TV Mir – vërejtje;
- TV Most – vërejtje;
- TV Puls – vërejtje;
- TV Syri Vision – vërejtje dhe gjobë prej 1,000 euro;
- T7 – gjobë prej 4,000 euro;
- ATV – vërejtje.
Të gjitha vendimet u morën nga Komisioni në pajtim me nenin 30 të Ligjit të KPM-së.
Mbledhja e katërt – 1 qershor 2026
Më 1 qershor 2026, Lëvizja FOL ka monitoruar mbledhjen e katërt të KPM-së, e cila është fokusuar në rastet ligjore të evidentuara gjatë monitorimit të mediave në fushatën për Zgjedhjet e Përgjithshme të Parakohshme 2026.
Fokusi kryesor i mbledhjes ka qenë shqyrtimi i masave administrative ndaj disa ofruesve medialë, përfshirë gjoba dhe vërejtje, lidhur me shkeljet e evidentuara gjatë fushatës zgjedhore.
Vendimet kryesore
- T7 – gjobë prej 2,000 euro;
- Kanal 10 – gjobë prej 4,000 euro;
- Klan Kosova – gjobë prej 3,000 euro;
- TV Dukagjini – gjobë prej 2,000 euro;
- Tëvë1 – gjobë prej 1,000 euro;
- ATV – vërejtje.
Mbledhja e pestë – 5 qershor 2026
Më 5 qershor 2026, Lëvizja FOL ka monitoruar mbledhjen e pestë të KPM-së, ku ka vazhduar shqyrtimi i rasteve ligjore të lidhura me monitorimin e mediave gjatë fushatës zgjedhore.
KPM ka vendosur për shqiptimin e gjobave dhe vërejtjeve ndaj ofruesve medialë të përfshirë në rastet e shqyrtuara.
Vendimet kryesore
- Kanal 10 – gjobë prej 3,000 euro;
- TV Dukagjini – vërejtje;
- TV Syri Vision – vërejtje;
- Klan Kosova – gjobë prej 1,000 euro;
- T7 – gjobë prej 3,000 euro;
- TV 21 – gjobë prej 2,000 euro;
- TV Most – gjobë prej 3,000 euro.
Mbledhja e gjashtë – 8 qershor 2026
Më 8 qershor 2026, Lëvizja FOL ka monitoruar mbledhjen e gjashtë të KPM-së, ku janë shqyrtuar raste të shkeljeve të evidentuara gjatë fushatës zgjedhore.
KPM ka vendosur për shqiptimin e gjobave dhe vërejtjeve në rastet e shqyrtuara. Ndërsa rasti i TV Most është shtyrë për rishqyrtim në mbledhjen e ardhshme.
Vendimet
- Kanal 10 – gjobë prej 1,000 euro;
- Klan Kosova – gjobë prej 3,000 euro;
- T7 – gjobë prej 3,000 euro;
- TV 21 – vërejtje;
- TV Dukagjini – gjobë prej 1,000 euro;
- TV Herc – gjobë prej 3,000 euro;
- TV Most – rasti është shtyrë për rishqyrtim në mbledhjen e ardhshme.
Mbledhja e shtatë – 10 qershor 2026
Më 10 qershor 2026, Lëvizja FOL ka monitoruar mbledhjen e shtatë të KPM-së, ku fokusi kryesor ka qenë shqyrtimi i rasteve të evidentuara gjatë heshtjes zgjedhore në ditën e zgjedhjeve për Zgjedhjet e Përgjithshme të Parakohshme 2026.
KPM ka vendosur të shqiptojë vërejtje ndaj disa ofruesve medialë lidhur me rastet e shqyrtuara.
Vendimet
- TV Syri – vërejtje;
- Tëvë1 – vërejtje;
- Kanal 10 – vërejtje;
- Klan Kosova – vërejtje;
- TV Dukagjini – vërejtje për një ankesë të palës.
Mbledhja e tetë – 26 qershor 2026
Më 26 qershor 2026, Lëvizja FOL ka monitoruar mbledhjen e tetë të KPM-së, ku janë shqyrtuar çështje institucionale, financiare, ligjore dhe të licencimit.
Çështjet institucionale dhe rregullative
Gjatë kësaj mbledhjeje, KPM ka miratuar:
- procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme;
- propozim-buxhetin e KPM-së për vitin 2027;
- ripërtëritjen e licencave për disa ofrues medialë;
- ndryshime të skemave programore;
- ndryshime të lokacionit të transmetuesit;
- ndërprerjen e disa licencave;
- harmonizimin e formateve programore të një numri të ofruesve medialë;
- formimin e një Grupi Punues për hartimin e draftit të Rregullores për Transmetimet Eksperimentale.
Në disa raste ligjore, rekomandimet e Zyrës Ekzekutive nuk janë miratuar dhe rastet janë kthyer për rivlerësim.
Vendimet dhe masat administrative
Ndër vendimet e marra ishin:
- ATV – rekomandimi i Zyrës Ekzekutive nuk u miratua dhe rasti u kthye për rivlerësim;
- Klan Kosova – vërejtje dhe gjobë prej 2,000 euro;
- T7 – vërejtje dhe gjobë prej 2,000 euro;
- TV Mir – gjobë prej 3,000 euro;
- Tëvë1 – vërejtje;
- TV Arbëria – vërejtje;
- Kanal 10 – vërejtje;
- Radio Star – vërejtje;
- TV 21 – vërejtje;
- TV Puls – vërejtje;
- TV Syri Vision – vërejtje;
- KTV – rasti u kthye për rivlerësim;
- ATV – rasti u kthye për rivlerësim;
- Istogu Channel – vërejtje;
- TV Mir – vërejtje.
Mbledhja e nëntë – 9 korrik 2026
Më 9 korrik 2026, Lëvizja FOL ka monitoruar mbledhjen e nëntë të KPM-së, ku janë shqyrtuar çështje rregullative, financiare dhe të licencimit.
KPM ka miratuar Draft-Rregulloren për Transmetimet Eksperimentale për procedim në konsultim publik dhe ka iniciuar procedurën për ndryshim-plotësimin e Rregullores për Vlerësimin e Aplikacioneve për Licencë.
Gjithashtu, është themeluar një Grup Punues për hartimin e draft-amendamenteve të kësaj rregulloreje.
KPM ka shqyrtuar edhe masat ndaj të licencuarve lidhur me detyrimet financiare, përfshirë vërejtje dhe afate shtesë për përmbushjen e obligimeve, sipas rasteve të shqyrtuara.
Mbledhja e dhjetë – 7 gusht 2026
Më 7 gusht 2026, Lëvizja FOL ka monitoruar mbledhjen e dhjetë të KPM-së, ku janë shqyrtuar çështje institucionale, rregullative, licencimi dhe detyrimet financiare të OSHMA-ve ndaj KPM-së.
Vendimet institucionale dhe rregullative
Gjatë kësaj mbledhjeje, KPM ka miratuar:
- Raportin tremujor të punës së KPM-së për periudhën prill–qershor 2026, me vendim që t’i përcillet Kuvendit të Kosovës;
- Draft-Rregulloren për Transmetime Eksperimentale, pas përfundimit të procesit të konsultimit publik;
- ripërtëritjen e licencës për Kosnet Telecommunication LLC;
- ripërtëritjen e licencës për Optimum Telecommunication LLC;
- ripërtëritjen e licencës për Radio Criteria;
- ripërtëritjen e licencës për TV Kiss;
- ndryshimin e skemës programore për 21 Junior;
- ndryshimin e skemës programore për Radio Fontana;
- harmonizimin e formatit programor për 21 MIX, 21 Plus, Radio Mitrovica, Radio Prishtina, Radio Vitez dhe 21 Popullore;
- ndryshimin e pronësisë për Positive Gold TV, Suite TV dhe Travelingo, duke përfshirë Arlinda Dushin si aksionare;
- miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të tetë dhe të nëntë të KPM-së.
Çështjet e shtyra
KPM ka shtyrë ripërtëritjen e licencës së Max TV, deri në marrjen e sqarimeve shtesë lidhur me largimin e një programi nga kabllori gjatë fushatës zgjedhore në Skenderaj.
Zyra Ekzekutive është ngarkuar të kërkojë sqarime dhe t’i paraqesë ato në mbledhjen e ardhshme.
Detyrimet financiare të OSHMA-ve
Në kuadër të shqyrtimit të detyrimeve financiare të OSHMA-ve, KPM ka kërkuar:
- përgatitjen e një raporti të detajuar për gjobat dhe detyrimet financiare të OSHMA-ve;
- identifikimin e gjobave ndaj të cilave nuk është ushtruar ankesë në gjykatë;
- ndarjen e borxheve sipas radiove, televizioneve dhe operatorëve të shpërndarjes;
- sjelljen e vendimit të mëparshëm lidhur me rilicencimin e subjekteve me borxhe;
- përgatitjen nga Zyra Ekzekutive të një rekomandimi për trajtimin e rasteve kur ka kaluar afati i rilicencimit dhe operatorët kanë detyrime të papaguara;
- vazhdimin e trajtimit të përmbushjes së obligimeve financiare të OSHMA-ve si pikë e rendit të ditës në mbledhjet e ardhshme.
Monitorimi i mbledhjeve të KPM-së është mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund. Përmbajtja e këtij publikimi, si dhe pikëpamjet e shprehura në të, janë përgjegjësi e autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Rockefeller Brothers Fund.