Letër publike: Heshtja nuk është opsion
I nderuar Rektor i Universitetit të Prishtinës, z. Qerim Qerimi,
Ne organizatat e poshtëshënuara po ju drejtohemi përmes kësaj letre të hapur për të kërkuar veprim të menjëhershëm nga ju si Rektor i Universitetit të Prishtinës për denoncimet e 27 studenteve të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmime seksuale nga profesori Xhevat Krasniqi.
Ne kërkojmë suspendim të menjehershëm të Xhevat Krasniqit deri në epilogun e rastit. Duhet të ketë zero tolerancë për raste kur profesorët ngacmojnë seksualisht studentët e tyre dhe aq më pak kur këta profesorë veçse janë ngacmues seksual të dëshmuar, siç është Xhevat Krasniqi, i suspenduar nga Universiteti i Gjakovës për vepra të njejta kriminale. Duke heshtur karshi këtij akti kriminal ju jeni duke bashkëpunuar me ngacmuesin dhe jeni duke amnistuar e nxitur krimet seksuale brenda Universitetit të Prishtinës.
Mjaft është mjaft, ne kërkojmë drejtësi dhe e kërkojmë atë menjëherë!
Nuk i tolerojmë ngacmimet seksuale të Xhevat Krasniqit. Aktet e tij të kundërligjshme nuk mund të normalizohen e as të minimizohen. Ngacmimi seksual nuk ka vend në Universitetin e Prishtinës. Mirëqenia e studentëve/eve duhet të prioritetizohet.
Ju bëjmë thirrje që si bartës i pozitës më të lartë brenda këtij institucioni të merrni përsipër zgjidhjen e këtij rasti dhe vendosjen e drejtësisë në UP në duart tuaja. Çdo gjë më pak do të ishte një tradhti ndaj besimit që ju është dhënë për ushtrimin e kësaj detyre dhe një dështim për të mbajtur lartë vlerat e integritetit dhe respektit brenda universitetit publik.
Heshtja nuk është opsion. Mosveprimi nga ana juaj është i papranueshëm!
Solidarizohuni me ne dhe kërkoni përgjegjësi dhe drejtësi për viktimat e ngacmimeve seksuale. Ne nuk do ndalemi derisa Universiteti i Prishtinës të çlirohet nga epidemia e ngacmimit seksual.
Kërkojmë nga ju me mirëkuptim që të na mbani të informuar rreth rastit. Qëndrojmë në dispozicion për korrespodencë të mëtutjeshme.
Faleminderit për vëmendjen.
Organizatat mbështetëse:
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë – YIHR KS
- Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ
- Lëvizja Feministe Studentore – LFS
- Qendra për Liri dhe Barazi – CEL Kosova
- Qendra për Zhvillim të Grupeve Sociale – CSGD
- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF
- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA
- Organizata për Rritje të Cilësisë në Arsim – ORCA
- YMCA Kosova
- Instituti Kosovar për Drejtësi – IKD
- Lëvizja FOL
- Instituti D4D
- Rrjeti i Grave të Kosovës – RrGK
- Bubble Foundation
- Community Building Mitrovica – CBM
- Dylberizm
- Termokiss
- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED
- Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK
- Dokufest
- Instituti Sekhmet
- Instituti Musine Kokalari
- Integra
- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – KRCT
- Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë – HLCK
- Iniciativa për Progres – INPO
- Kosovo Women 4 Women – K-W4W
- Advancing Together – AT
- Çohu
- Qendra Kosovare për Studime Sigurite – QKSS
- Forumi Kosovar i Aftësive të Kufizuara – KDF
- Pishtarët
- Hyjneshat