Studentët e fakultetit Juridik kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Mitrovicës
Mitrovicë, 24 gusht 2021- Lëvizja FOL në kuadër të vizitave me studentë të Fakultetit Juridik, ka organizuar vizitën e fundit në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Studentët patën mundësinë që përmes këtyre vizitave, të njoftoheshin nga afër me punën e Kryeprokurorëve dhe prokurorëve të Mitrovicës, Pejës, Prishtinës,Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt.