Lëvizja FOL ka monitoruar publikimin e kontratave përgjatë vitit 2019

Prishtinë, 23 janar 2020 – Lëvizja FOL ka monitoruar publikimin e kontratave përgjatë vitit 2019, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e institucioneve publike, siç e parasheh KRPP në Rregullorën dhe Udhëzuesin Operativ të Prokurimit Publik A01. Monitorimi i të gjitha kontratave të nënshkruara nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2019 tregon se një numër i madh i kontratave nuk janë publikuar. Nga 4212 kontrata të nënshkruara, 726 prej tyre nuk janë publikuar.

Infografika më poshtë tregon numrin e kontratave që nuk janë publikuar për çdo muaj.

Ditëve në vijim do t’i publikojmë edhe top institucionet që nuk i kanë publikuar kontratat e nënshkruara.