FOL Hapur me kryetarin e komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati
Kamenicë, 31 maj 2019 – Lëvizja FOL po mban debatin e tretë me radhë “FOL Hapur” me kryetarin e Kamenicës , Qëndron Kastrati. Në këtë debat u diskutua mbi investimet kapitale të planifikuara dhe ato të realizuara nga komuna gjatë vitit 2018, si dhe kërkesat e qytetarëve në kuadër të këtyre investimeve. Gjithashtu, gjatë këtij debati do të prezantojmë para qytetarëve të Kamenicës portalin e prokurimit të hapur www.prokurimihapur.org. FOL do të mbajn debatin e radhës në Komunën e Klinës.