Vizita e prokuroreve Holandeze në Këshillin Prokurorial të Kosovës
Prishtinë 29 Mars 2018 – Lëvizja FOL në partneritet me KDI-në dhe CILC, së bashku me prokuroret nga Holanda kanë vizituar sot Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Gerrie Williams – Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Kitty Nooy – Prokurore Publike dhe Menaxhere e Programit për integritetin e prokurorëve në Holandë, Loes van den Brand – Koordinatore e integritetit në Prokurorinë Publike të Holandës, Heleen Smit – Koordinatore e integritetit në Prokurorinë Publike të Holandës, Lavdim Krasniqi – Drejtor i Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Jeton Zulfaj – Menaxher i Programeve në FOL dhe Arben Kelmendi – Menaxher i Projektit në KDI.
Në këtë takim u bisedua për sfidat dhe dilemat që i kanë prokurorët me kodin aktual të etikes dhe për ndryshimet që duhet të ndodhin me kodin e ri.
Gjithashtu u bisedua edhe për vendimin e KPK-së për grupin punues për ndryshimin e Kodit të Etikës për prokurore si dhe për rolin që do të kenë prokurorët holandez në ofrimin e mbështetjes për një Kod të ri të Etikës për prokurorët.
FOL së bashku me partnerët e projektit do të jetë pjesë e procesit të ndryshimit si dhe pjesë e grupeve punuese në ndryshmin e Kodit të Etikes për prokurorët e Kosovës.