Prezantimi i Lëvizjes FOL në Tryezën Qendrore Bench Bar 2016

Prishtinë, 9 Dhjetor 2016–  Lëvizja FOL ishte pjesëmarrëse në Tryezën Qendrore Bench Bar 2016 në bashkëpunim me partnerët e Kërko Drejtësi.  Gersi Gashi, nga Lëvizja FOL, foli rreth publikimeve të vendimeve nga gjykatat. Ai tha se mos-publikimi i vendimeve është shkelje e të drejtave të njeriut, dhe kjo është potencuar në disa raste të vendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut. Gjate tryezës akteret pjesëmarrës u dakorduan që duhet të filloj publikimi i vendimeve e po ashtu edhe i vendimeve të shkallës së parë pasi që kjo do të ndihmonte në ngritje të besimit të qytetarëve në institucione të drejtësisë.