Krijimi i klubeve të debatit në Gjakovë

Lëvizja FOL ka vazhduar zgjerimin në programin e debatit me ç”rast ka themeluar klubin e debatit në Komunën e Gjakovës. Të martën, me datën 26 prill 2012 në zyret e qendrës rinore ” Gjakovë, u mbajt trajnimi i formatit të debatit “Karl Popper” për nxënës të shkollave të mesme ku fillimisht u krijuan 3 ekipe. Klubet e reja të debait të krijuara në Komunën e Gjakovës do të marrin pjesë në turnetë e formatit të debatit “Karl Popper” të cilat do të organizohen në të ardhmen.

Lëvizja FOL ka ri-kthyer programin e debatit në Kosovë, në vitin 2009. Aktualisht programi i debatit është prezent në tetë komuna të Kosovës. Fillimisht kanë qenë të përfshira tri komuna (Komuna e Prishtinës, Pejës dhe Ferizajt) ndërkaq gjatë vitit 2011-të, është zgjeruar edhe në tri komuna të tjera (Komuna e Suharekës, Malishevës dhe e Mitrovicës). Në zgjerimet e vitit 2012 përfshihet komuna e Prizrenit. Përveç zgjerimit në komunën e Gjakovës, Lëvizja FOL synon zgjerimin edhe në komuna tjera të Kosovës, me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të të rinjve në programin e debatit.

Debati është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e të rinjve dhe edukimin e tyre. Për të arritur sukses në jetën akademike dhe shkollore, të rinjve u nevojitet të dinë se si t”i prezantojnë idetë e tyre dhe se si të përgjigjen ndaj argumentimeve të të tjerëve që nuk janë dakord me idetë e tyre. Në një shoqëri demokratike debati zgjeron dijet e nxënësve, mjetet për të kuptuar zhvillimet politike e sociale dhe për të argumentuar për çështje në të cilat ata besojnë.

Galeria e aktivitetit

g21

g22

g23

foto (7)