Zyra e Prokurimit në Pejë, nuk ka raportuar asnjëherë tek KPF

Pejë, 03 dhjetor, 2015-Lëvizja FOL me përkrahjen e Civil Rights Defenders, ka mbajtur sot tryezë për Prokurimin Publik në Komunën e Pejës. Në këtë tryezë pavarësisht se ishin të ftuar Drejtori i Prokurimit në cilësinë e Panelistit si dhe Kryetari për Komitetin për Poltika dhe Financa, pjesëmarrës ishte vetëm udhëheqësi i Komitetit për Politika dhe Financa, z. Islam Husaj. Në këtë debat është diskutuar rreth problemeve që e shoqërojnë Prokurimin Publik në Kosovë, ankesat e operatorëve ekonomik si dhe gjendja aktuale e prokurimit në krahasim me vitin paraprak.

Nora Bajrami nga Lëvizja FOL tha se Komuna e Pejës në periudhën 01 Janar 2015 – 31Tetor, 2015 ka shpallur gjithësej 63 Njoftime Kontrate, 110 Njoftime për Dhënie të Kontratës, 11 Njoftime Anulimi, si dhe 5 Anulime të Dhënies së Kontratës. Në krahasim me periudhën dhjetë mujorshe të vitit 2015, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2014, KRPP ka pasur njoftime të shpallura pothuajse dy herë më pak, sesa gjatë vitit aktual. Gjegjësisht gjatë periudhës 01 Janar 2014 – 03 Korrik 2014, KRPP, ka shpallur gjithsejt 54 Njoftime Kontrate, 45 Njoftime për Dhënie të Kontratës, 9 Njoftime Anulimi, 3 Anulime të Dhënies së Kontratës. Ajo po ashtu theksoi se Organi Shqyrtues i Prokurimit gjatë kësaj periudhë kohore, si organ i autorizuar dhe i obliguar me Ligjin për Prokurim Publik për shqyrtimin dhe vendosjen e lëndëve të ankesave në aktivitetet e Prokurimit Publik në institucione publike, ka marrë katër vendime lidhur me aktivitet prokurimi ku autoriteti kontraktues ka qenë Komuna e Pejës. Nga të gjetura e FOL-it, OSHP-ja ka pasur vetëm një rast, ku ka refuzuar ankesën e operatorit ekonomik ankues kundër Komunës të Pejës, dhe tre raste të tjera kundër autoriteti kontraktues, KK Pejë.

Në anën tjetër, z.Islam Husaj nga Komitetit për Politika dhe financa njëherit edhe Kryesues i Kuvendit Komunale në Pejë tha se, ka mjaft ankesa ndaj Zyrës së prokurimit, e cila sipas Husajt asnjëherë deri tani, as këta dy vjetët e fundit e as vitet e kaluara, zyra e nuk i ka sjellë një raport pune Kuvendit e as Komisionit për Politika dhe financa. Ndonëse pjesë e komunës, ai nuk ishte dhe i kënaqur me punën e zyrës se prokurimit, për të cilën tha se duhet të jetë me transparente dhe e hapur për publikun.