Zbatimi i Ligjit, lufton korrupsionin
Prishtinë 07 dhjetor 2018 – Lëvizja FOL dhe Democracy Plus në kuadër të Javës Kundër Korrupsion kanë organizuar diskutimin e radhës me studentë rreth pranisë së korrupsionit në Kosovë dhe luftimit të tij.
Albulena Haxhiu, Kryetare e Komisionit për Legjislacion, kishte biseduar me studentët rreth Ligjeve në Kosovë dhe sa do të ndikonte zbatimi i tyre në luftimin e korrupsionit.
Diskutimi është mbajtur, në Qendrën për Edukim Antikorrupsion tek Lëvizja FOL.
Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë.