u.d. i Presidentit të Republikës z. Jakup Krasniqi të mos jetë pjesë e fushatës parazgjedhore

Prishtinë, 22 Nëntor 2010: Lëvizja FOL përmes kësaj komunikate konsideron se pjesëmarrja e z. Jakup Krasniqi, u.d. i Presidentit të Republikës në takime elektorale të PDK-së (siç është rasti i fundit në Prizren) përbën potencial për shkelje të Kushtetutës së Republikës të nenit 82 mbi statusin e Presidentit si dhe Nenit 88 pika 2 mbi pa-papajtueshmërinë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit.

Neni 88 në mënyrë të drejtpërdrejtë ndalon ushtrimin e funksioneve në parti politike për Presidentin, duke qenë se z. Krasniqi ushtron postin e Presidentit të njëjtat ndalesa aplikohen edhe për të.
Në kohën kur në Kosovë kemi u.d. të Presidentit si dhe një Qeveri në dorëheqje konsiderojmë se përfshirja dhe angazhimi në partinë politike i z. Krasniqi cenon stabilitetin politikë dhe vendos precedent të keq të funksionimit demokratik të Institucioneve Publike në Kosovë.

Kërkojmë nga z. Krasniqi që në këtë kohë të vështirë të demonstroj pjekuri si përfaqësues i institucionit të Presidentit i cili duhet të jetë simbol i unitetit të popullit.