Turneu i debatit kombëtar “Karl Popper” në Republikën e Kosovës “Prishtina Open 2010”
27 Shkurt 2010 – Lëvizja Fol së bashku me BIRN-in dhe në bashkëpunim me organizatat: Syri i Vizionit në Pejë, Iniciativa për Progres(INPO) në Ferizaj dhe Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR) në Prishtinë, ka mbajtur me 27 dhe 28 shkurt 2010, turneun kombëtar të debatit në formatin “Karl Popper – “Prishtina Open 2010” në temën “A duhet të lejohen fëmijët të punojnë””. Formati Karl Popper i debatit synon te prekë dhe trajtojë elementët thelbësorë të një çështjeje kontradiktore. Ai thekson mbi të gjitha zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancës dhe vlerësimit të pikëpamjeve të ndryshme. Ky format është i zhvilluar në shkolla të mesme.
Lëvizja FOL dhe BRIN me mbështetjen e Fondacionit SOROS/KFOS që nga fillimi i Janarit 2010 kanë punuar me organizatat partnere INPO, SiV dhe YIHR për të krijuar klubet e debatit të qytetit si dhe për të trajnuar anëtarët e klubit në formatin e debatit Karl Popper. Tani në Kosovë kemi 3 klube të debatit në 3 komunat përkatëse (Ferizaj, Prishtinë dhe Pejë) të cilat numërojnë nga 15 debater që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit.
Me 27 dhe 28 shkurt 2010 në Kosovë pas një kohe relativisht te gjatë është organizuar turniri i debatit kombëtar ku klubet nga Peja, Prishtina dhe Ferizaj kanë testuar njohuritë e tyre për temën dhe formatin e debatit.
Gjatë ditës së shtunë(27 Shkurt) për gjatë tri rundeve të debatit janë ballafaquar 15 skuadra nga tri komuna të Kosovës: Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj. Ndërkaq, gjysmëfinalja dhe finalja e debatit janë mbajt të dielën. Në gjysmëfinale kanë arritur katër ekipet të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në bazë të numrit fitoreve dhe pikëve që kanë grumbulluar folësit e ekipeve. Gjysmëfinalistë të këtij debati ishin Ferizaj 1 dhe Ferizaj 2 nga Klubi i debatit të Ferizajt, dhe Nisma Ime 1 dhe Nisma Ime 4 nga Klubi i debatit të Prishtinës. Ndërkaq, në finale arritën Nisma Ime 1 dhe Ferizaj 2.
Gjyqtarë të këtij turneu ishin ish- debaterë të cilët më parë kanë marrë pjesë në debate të formatit “Karl Popper”. Ekipi i gjyqtarëve të cilët e gjykuan finalen e këtij turneu i përbërë nga : Jeta Xharra, Kujtim Kerveshi, Vjosa Beqaj, Valon Berani, Shpend Lila, Krenare Maloku, Ramadan Ilazi, Donikë Qerimi, Visar Ramaj, shpallën fitues të këtij turneu skuadrën nga Ferizaj, me pesë vota pro dhe katër kundër.
Dy ekipet finaliste të këtij turneu do të prezantojnë Kosovën në Youth Forum në Holandë korrik/gusht 2010. http://workserver.idebate.org/ideaforum/
Programi i debatit mbështet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.
Çfarë është Debati i Formatit Karl Popper”
Një debat, brenda një formati të caktuar, nis me rezolutën ose temën- që është një pohim i thjeshtë dhe i qartë që përkufizon se mbi çfarë do te argumentojnë të dy palët në debat. Çdo skuadër, ajo pozitive dhe ajo negative, përpiqen të bindin një gjykatës neutral, e rëndësishme kjo, se pozicioni të cilin ata mbajnë në lidhje me temën është i drejtë. Skuadrat gjithë këtë e bëjnë duke ndërtuar argumentet e tyre pro temës së dhënë dhe duke hedhur poshtë argumentet e skuadrës kundërshtare.
Karakteristika kryesore në një debat formal është se ai përmban rregulla të cilat inkurajojnë përballen midis dy skuadrave me anë të argumenteve, arsyetimeve logjike dhe evidencave. Nuk është e mjaftueshme që të dy palët të paraqesin fjalimet e tyre. Secila prej tyre në kohë të barabarta duhet t”i përgjigjet direkt argumenteve të skuadrës kundërshtare, të krahasojnë pozicionet përkatëse në lidhje me mocionin, në fund të fundit t”i japin gjykatësve një arsye për të votuar pro pozicionit që ata mbajnë, qoftë ky pro apo kundër temës të dhënë për debat.
Pse debatojmë”
Ka shumë arsye pse debatojmë. Arsyeja më e rëndësishme është të zhvillojmë aftësi të cilat do t”i ndihmojnë debatuesit gjatë gjithë jetës së tyre, në fusha nga më të ndryshmet. Debati do t”i mësojë ata të mendojnë në mënyrë kritike mbi botën dhe shoqërinë, mbi vendime dhe politika të ndryshme. Debati i inkurajon pjesëmarrësit në të ta shohin një çështje nga shume anë, të hedhin supozime, të kërkojnë fakte dhe të zhvillojnë argumente logjikë të tillë, që të mund të bindin të tjerët për atë çfarë ata po flasin. Çdo debatues duhet të jete një folës i mirë dhe një dëgjues akoma më i mirë. Debatuesit duhet t”i organizojnë mendimet dhe idetë tyre dhe t”i prezantojnë ato në mënyrë të qartë, efektive dhe bindëse. Aftësitë e mësuara me anë të debatit janë thelbësore në kohët që jetojmë. Për të arritur sukses në jetën akademike dhe shkollore, të rinjve u nevojitet të dinë se si t”i prezantojnë idetë e tyre dhe si ti përgjigjen argumentimit të të tjerëve që nuk janë dakord me idetë e tyre. Debati u jep nxënësve, në një shoqëri demokratike, mjetet për të kuptuar zhvillimet politike dhe për të argumentuar për çështje në te cilat ata besojnë.
Struktura e debatit në formatin Karl Popper
Në formatin Karl Popper të debatit janë dy skuadra kundërshtare që takohen në një raund debati. Njëra palë pohon rezolutën, tjetra e mohon atë, dhe e gjithë kjo ndodh në kornizën e një formati të caktuar dhe një kohe të limituar për secilin folës, format i cili siguron që të gjithë folësit të kenë mundësi të shprehim pozicionet e tyre ndaj çështjes.
Në formatin Karl Popper ka 10 kohë të veçanta fjalimesh dhe pyetje përgjigjesh. Çdo seksion kohor ka një karakter specifik dhe ka minuta të përcaktuara. Gjashtë prej tyre janë fjalime te debatuesve, prezantime të pandërprera te secilit folës, dhe katër të tjerat janë seksionet pyetje- përgjigje, të cilat do t”i hasni shpesh me termin cross-examinations. Këto të fundit konsistojnë në një seri pyetjes e përgjigjesh midis dy folësve nga skuadrat kundërshtare. Sfida në këtë debat është të ruhet ritmi i lojës dhe të ndiqet sa më mirë parafolësi/ja dhe idetë e tij/saj.
Debati ne formatin Karl Popper është një debat ku premisa bazë e diskutimit është vlera. Debati fokusohet në idetë, vlerat dhe shpirtin që duhet të udhëheqë qëndrimet tona mbi çështje politike, ekonomike, sociale, morale dhe estetike.