Tryezë në Klinë “Parandalimi i Konfliktet e interesit në institucionet publike”
13 Prill 2010 Lëvizja FOL ka vazhduar debatin e gjashtë me temën “Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike” edhe në komunën e Klinës. Të ftuar në këtë debat ishin përfaqësues të asamblesë komunale, përfaqësues të shoqërisë civile qytetar dhe mediat. Ndërkaq panelist në këtë tryezë ishin Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL dhe Fadil Gashi, kryesues i Kuvendit Komunal të Klinës.Ky ishte raundi i parë i debateve nëpër komuna të Kosovës sa i përket konfliktit të interesit dhe hartimit të rregulloreve për këtë fushë.
Petrit Zogaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL, tha se ky është debati i gjashti që po e mbajmë më ketë temë nëpër komuna të Kosovës. “Qëllimi ynë është të debatojmë për ligjet siç është ky, në mënyrë që të filloj të zbatohet, por edhe të plotësohet me rregullore komunale që brenda institucioneve publike të mos ketë konflikt interesi. Ne jemi duke identifikuar raste të konfliktit të interesit dhe më pas ti dërgojmë në Agjencionin Antikorrupsion dhe në Prokurori”.
Fadil Gashi, kryesues i Kuvendit Komunal të Klinës, tha se kjo komunë ende nuk ka krijuar rregullore për parandalimin e konfliktit të interesit, mirëpo ajo shumë shpejt do të jetë në asamblenë komunale. “Inicimi për një rregullore të tillë e kam bërë unë, dhe besoj se shumë shpejt do të jetë në asamble për miratim” Gashi tha se ky ligj ka shumë mangësi dhe ai po ashtu duhet të harmonizohet me ligjin për Agjencionin Anti korrupsion, me ligjin Vetëqeverisje lokale.
Haxhi Ibishi përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komunal të Klinës tha se mungon transparenca e pushtetit lokal saqë edhe ne vet që jem të zgjedhurit popullit në komunë nuk kemi qasje në dokumente zyrtare, dhe kjo gjë e vështirëson mundësinë e identifikimit të rasteve të tilla.
Blerta Maliqaj, përfaqësuese e PDK-së në Kuvendin Komunal të Klinë, parti kjo e cila është në pushtet në këtë komunë, ka mohuar se ka raste të konfliktit të interesit në komunën e Klinës. “Me aq sa unë kam informata në komunën tonë nuk ka raste të konfliktit të interesit”.