Tryeza: “Diskutim për Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike”
Prishtinë 3 Qershor 2010: Lëvizja Fol ka mbajtur sot tryezën ?Diskutim për Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike?. Ky projektligj është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 13 maj të këtij viti, ndërkohë që pritet të kaloj në Kuvend për miratim.
Deklarata/Citate nga tryeza:
Ramadan Ilazi ? drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj se: ?Lëvizja FOL së bashku me disa organizata joqeveritare ka marrë pjesë në grupin punues për hartimin e këtij projektligji të ri. Ne mendojmë se ky projektligj i ri rregullon shumë probleme që në aspektin legjislativ i kemi hasur në ligjin e kaluar?.
Besim Kajtazi Drejtor i Zyrës Ligjore të Kryeministrit, tha se në Projektligjin e ri, janë larguar pengesat e ndryshme që kanë qenë në ligjin e vjetër, po ashtu është bërë edhe harmonizimin e tij me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. ?Ky projektligj është bërë në harmonizim me Kushtetutën e vendit, është edhe avancim i procesit të qasjes në dokumente publike e që është synim edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës?. Sipas Kajtazit, ky është Ligji i parë që është bërë edhe harmonizimi me Konventën e Këshillit të Evropës për qasje në dokumente publike e cila ka hyrë në fuqi në vitin e kaluar.
Valbona Puka-Gola, juriste nga Avokati i Popullit tha se ky institucion ka vendosur që njëri nga zëvendësit e Avokatit të merret ekskluzivisht me çështjen e qasjes në dokumente publike. ?Gjithashtu do të krijohet një njësit i cili do të rregulloj procedurat lidhur me zbatimin e qasjes në dokumente publike në mënyre të veçantë me rregullore të brendshme?. Sipas saj si problem tjetër i konstatuar nga institucioni i Avokatit ka qenë edhe që në të shumtën e rasteve zyrtarët kompetent nuk kanë pasur formularët e caktuar, por ka qenë një mungesë e madhe edhe e njohurive të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe për ekzistimin e këtij Ligji.
Shqipe Pantina, nga Qendra për Politika dhe Avokim tha se nga rastet me të cilat janë marrë si organizatë kanë vërejtur se për moszbatimin e këtij ligji në disa raste ka qenë problem përmbajtja e Ligjit, por në të shumtën e rasteve problemi ka qenë te zyrtarët institucional të cilët ose nuk e kanë njohur ligjin ose kanë refuzuar të jenë bashkëpunues. ?Ne para një muaji e kemi bërë një prezantim të një hulumtimi nga ku ka dal se nëse flasim me përqindje në nivelin komunal, kemi vërejtur përgjigjet që kthehen nga zyrtarët komunal në përqindje qëndron diku në 10 deri në 15 përqind?.
Raba Gjoshi, drejtoresh ekzekutive e YIHR-së, tha se Nisma e të Rinjve në vitin 2006 ka bërë një raport dhe nga ai raport ka treguar se respektimi i këtij ligji ka qenë vetëm në masën prej 15 përqind. ?Si e metë kryesore edhe e ligjit të ri e po ashtu edhe të vjetrit ka qenë dhe mbetet mungesa e masave ndëshkuese për ata të cilët nuk e kryejnë detyrën e vet në bazë të ligjit. Nuk ka një mekanizëm ekzekutiv i cili do ta bënte të detyrueshëm zbatimin e këtij ligji, pra unë frikësohem për mundësin e zbatimit të këtij Ligji?.
Seb Bytyqi nga organizata IPOL, tha se janë dy probleme kryesore që e shoqërojnë ketë ligj. ?Mungesat kryesore në ketë ligj janë afatet kohore dhe masat ndëshkuese. Unë mendoi se duhet të ekzistoi një mekanizëm disiplinor për mos respektim ose neglizhencë.