Thirrje për punë praktike me pagesë

FOL dhe Debate Center hapin thirrje për tre (3) praktikantë, studentë të fakultetit Juridik apo të shkencave tjera (Gazetari, Shkenca Politike, Sociologji, Teknologji dhe të ngjajshme) të nivelit Bachelor dhe Master.

Programi i praktikës është me pagesë dhe zgjat 4 muaj – 30 orë pune në javë, duke filluar nga data 1 shkurt 2022. Nëpërmjet këtij programi, praktikantët do të kenë mundësi të fitojnë njohuri të ndryshme në sektorin e drejtësisë si dhe në fushën e debatit, dhe poashtu të ndihmojnë në punët e përditshme të organizatave.
Për të aplikuar, ju lutemi dërgojeni CV-në tuaj në [email protected] si dhe plotësojeni formën e aplikimit në këtë link: https://bit.ly/3ndrqE1

Konkursi është i hapur deri me datë 17 janar 2022 në ora 11:00.

Kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervista.

Ky program realizohet nga Lëvizja FOL në bashkëpunim me Debate Center mbështetur nga nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).