THIRRJE PËR APLIKIM PËR PRAKTIKË
Prishtinë, 6 Korrik 2016 – Lëvizja FOL hap konkurs për praktikantë në Qendrën për Edukim AntiKorrupsion.
Kërkojmë praktikantë që plotësojnë këto kushte:
- Studentë të Fakultetit Juridik apo Shkenca Politike
- Mosha – 19-26 vjec
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese jo më të gjatë se 300 fjalë – në email adresën: [email protected] deri të premten, 8 korrik 2016 në ora 16:00.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistim.
Shënim: Qendra për Edukim AntiKorrupsion është krijuar nga Ambasada Holandeze në Kosovë. Qëllimi i Qendrës është të ofrojë mundësi për zhvillim për studentët e rinj dhe hapësirë për hulumtim në fushat anti-korrupsion, transparencë dhe llogaridhënie.
Qendra mbështetet gjithashtu edhe nga UNDP.