Takimi i dytë i Bordit Këshillues të projektit “Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komunat e Kosovës”
Prishtinë, 28 Janar 2016 – Lëvizja FOL si partner implementues i projektit “Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komunat e Kosovës” ka prezantuar sot aktivitetet e përfunduara dhe ato në proces në kuadër të takimit të dytë të Bordit Këshillues të këtij projekti.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së dhe Zyrës së UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues nga Ministria Komunitete dhe Kthim dhe përfaqësuesit e katër komunave të përzgjedhura për këtë pilot-projekt: Lipjani, Gjakovë, Kamenicë, Istog.
Lëvizja FOL ka prezantuar zhvillimin e fazave të projektit sipas 3 moduleve: Hartën formale (Korniza Ligjore), Anketimi i Agjencive dhe Anketimi i përdoruesve. Veç tjerash janë prezantuar aktivitetet, realizimi i tyre, puna në terren, bashkëpunimi mes partnerit implementues dhe Komunave si dhe aktivitetet e planifikuara për pjesën tjetër të zbatimit të pilot projektit.
Fillimisht u prezantua gjendja aktuale në të katër komunat sa i përket procesit të shpalljes së konkursit për banim social, përzgjedhjes së përfituesve, komunikimi mes institucioneve/komunave dhe palëve, mekanizmat e ankesave, kapacitetet komunale dhe çështjen e banimit social në tërësi.
U prezantuan edhe të dhënat për testimin e pyetësorëve, mostrën e përfshirë, metodologjinë dhe statistikat e intervistimeve të bëra në secilën komunë veç e veç. Intervistimi në terren u realizua nga UBO Consulting.
Të pranishmi kanë vlerësuar në fund të dhënat e paraqitura duke potencuar se kjo është pasqyra reale e procesit të banimit social në Komunat e tyre.
Faza e fundit e këtij projekti do të përfshijë analizën kualitative dhe kuantitative të rezultateve të hulumtimeve të bëra, të cilat do të përmblidhen në një raport përfundimtar me të gjitha gjetjet në komunat e lartë cekura bashkë me rezultatet.
Realizimi i projektit po bëhet në bashkëpunim të ngushtë me financuesin: Folke Bernadotte Academy dhe partnerët e saj UNDP Zyra në Kosovë dhe OSBE Misioni në Kosovë.