Takim me shefin e divizionit të prokurimit z. Artan Jaha në MBPZhR
Prishtinë, 01 Shkurt 2017 – Lëvizja FOL, ka mbajtur takim me shefin e divizionit të prokurimit z. Artan Jaha në ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për prokurimin publik në përgjithësi me theks të veçantë prokurimi elektronik se sa po zbatohet në këtë ministri.
z.Jaha theksoi se nga Shtatori i vitit 2016 ka filluar të aplikohet prokurimi elektronik në Ministrinë e Bujqësisë, ai gjatë takimit shpalosi dhe problemet të cilat janë shfaqur gjatë procesit të kalimit në prokurim elektronik. Një ndër problemet që ai theksoi ishte mos trajnimi i zyrtarëve, ku sipas tij edhe ka shkaktuar probleme në qasje dhe bartje të të dhënave dhe caktim të komisioneve”.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth vlerës së shpenzuar për dhënien e kontratave nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2016. Ku, sipas një hulumtimit që FOL ka bërë për shpenzimet rreth dhënies së kontratave del se shuma e shpenzuar për vitin 2016 është 696.001.76 €, shumë kjo e cila është marrë nga të dhënat e publikuara në ueb faqen e KRPP-së.
Ndërkaq, z.Jaha na dha shumën e shpenzuar nga kjo ministri ku del se gjatë vitit 2016 totali i shpenzuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është 1.091.854.62 €, ai theksoi se mospërputhja e shpenzimeve është për arsye se në KRPP deri tani s’janë publikuar të gjitha kontratat, p.sh ato me çmime të ulëta dhe kuotim.
Ky takim është aktivitet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)