Takim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, z.Jetish Maloku

Gjilan, 20 shkurt 2017 – Përfaqësues nga Lëvizja FOL sot u takuan me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, z.Jetish Maloku.

Gjatë këtij takimi u disktua për punën e kësaj Prokurorie, në veçanti për lëndët anti-korrupsion, ku prokurori Maloku njoftoi që në këtë prokurori stafi është i kompletuar prej 16 prokurorëve. “Prokuroria e Gjilanit është duke punuar në një pilot projekt, i cili deri tani është treguar i suksesshëm, që i bie të ketë 1 prokurorë për një gjykatës, dhe këtë gjë Prokuroria e Gjilanit e ka ofru mjaft mirë, ngase na nevojiten vetëm edhe 2 prokurorë  në mënyrë që të jenë të barabartë me numrin e gjykatësve në këtë komunë’ ,tha Maloku. Kjo sipas kryeprokurorit e lehtëson shumë punën e prokurorëve si dhe ndikon në zvogëlimin e lëndëve, ku sipas tij Prokuroria Themelore e Gjilanit këtë vit ka bartë vetëm 60 lëndë.

Gjatë këtij takimi z.Maloku na njoftoi që Prokurorët në këtë prokurori punojnë edhe me procedura alternative në mënyrë që mos të lejojnë të bëhet grumbullimi i lëndëve.

Ndërkaq sa i përket matjes së performancës së prokurorëve z.Maloku tha se i përdorin kriteret siç janë kuantiteti, kualiteti dhe vetiniciativa e prokurorit. Mirëpo, kryeprokurori nuk u shpreh i kënaqur në parimin e vetiniciativës, ngase sipas tij, prokurorët pak raste i fillojnë me vetiniciativë.

 

Ky takim është  aktivitet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)