Studentët suedez nga Universiteti Linköping dhe Universiteti Lund, vizituan FOL-in

 

Prishtinë, 18 Prill 2017 –  Lëvizjen FOL sot e vizituan studentë të shkencave politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti Linköping dhe Universiteti Lund-it në Suedi, të cilët këto ditë po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë studimore.

Jeton Zulfaj nga Lëvizja FOL ka bashkëbiseduar me studentet për projektet dhe aktivitetet e Lëvizjes FOL në luftën kundërkorrupsion, transparencë, qeverisje të mirë dhe llogaridhënie.

Gjithashtu me studentët është bashkëbiseduar edhe për rolin e EULEX-it në përmirësimin e sektorit të drejtësisë dhe në luftimin e korrupsionit. Studentët suedez u shprehën të interesuar për të mësuar më shumë rreth punës se organizatës dhe mundësisë se angazhimit për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të organizatës.