SHTYHET AFATI PËR DORËZIMIN E ESESËS KUNDËR KORRUPSIONIT

Lëvizja FOL në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze në Prishtinë dhe UNDP janë duke implementuar projektin “Qendra për Edukim dhe Antikorrupsion” (AEC). Projekti synon të ofrojë një hapësirë studimi dhe mësimi për të rinjtë e interesuar për vetë-edukim në luftimin e korrupsionit dhe për t’u bërë agjent të ndryshimit.

TEMA

Si pjesë e këtij projekti – ftohen studentët që të shkruajnë Ese që do të identifikojë problemet që ka Kosova me korrupsionin. Eseja duhet të adresojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:
Pse është Kosova e radhitur kaq lart në barometrin e Transparency International për korrupsion?
Pse është përceptimi kaq i lartë për korrupsionin tek qytetarët?
A është e duhur qasja e tanishme e institucioneve në luftën kundër korrupsionit?
Çfarë dëme po shkakton korrupsioni dhe kush pëson më së shumti nga korrupsioni i lartë?
Cili është roli i shoqërisë dhe i akterëve të ndryshëm shoqëror?

Kriteret për Aplikim

Studentët e moshës 19-26 nga Universiteti publik dhe ato private. Aplikantëve do t’u kërkohet dëshmia e moshës me rastin e dorëzimit.
Kriteret për Ese
Microsoft Word, 1500 Fjalë, Time Neë Roman, Space 1.5, APA/Chicago Citation Style. Eseja mund të shkruhet në Shqip apo Anglisht.

Çmimet

Vendi i parë 150 Euro. Vendi i dytë dhe i tretë nga 50 Euro.

Dorëzimi

Dorëzimi bëhet cdo ditë pune deri më 24 Korrik 2016 nga ora 10:00 deri në orën 14:00 në adresën: Levizja FOL. Rr. Andrea Gropa. Nr.35, Prishtinë ose përmes email: [email protected]

shtyhet afati -shqip