Shkalla e parë e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2022 ka pranuar 1,191 lëndë të dhunës në familje, ndërsa ka zgjidhur vetëm 961 lëndë

Prishtinë, 19 prill 2023 – Lëvizja FOL sot ka publikuar raportin “Performanca e Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në Zgjidhjen e Lëndëve të Dhunës në Familje gjatë vitit 2022 (analizë statistikore)”, i cili e adreson aspektin kuantitativ të efikasitetit të shkallës së parë të sistemit gjyqësor dhe të atij prokurorial në zgjidhjen e lëndëve të dhunës në familje gjatë periudhës janar – dhjetor 2022, si dhe shtjellon nivelin e ngarkesës së punës së këtyre institucioneve në zgjidhjen e këtyre lëndëve.

Raporti është bazuar në të dhënat statistikore zyrtare të pranuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) për vitin 2022, ndërsa për matjen e performancës së këtyre institucioneve mbi bazën e këtyre statistikave zyrtare, FOL ka përdorur metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ).

Për t’a lexuar raportin e plotë, klikoni këtu: https://bit.ly/3MRUL4D

Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).