Rufki Suma pranon Çmimin për Guxim Qytetar 2009

Në një ndej jo-formale të organizuar për fundvit, Lëvizja FOL ndau Çmimin për Guxim Qytetar. Ky çmim ndahet për të nderuar dhe njohur kontributin dhe guximin e qytetarëve për pjesëmarrje në procese të cilat ndihmojnë në zhvillimin e kulturës politike dhe demokracisë së vend. Çmimi për Guxim Qytetar do të jetë i përvitshëm. Ky Çmim, i cili ndahet për herë të parë në Kosovë dhe nga Lëvizja FOL, e fitoj Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Rufki Suma i cili ishte kandidati i vetëm, i pavarur në Kosovë, që hynë në garë dhe fiton një postë të rëndësishëm publik.

Hajrullah Ceku, Kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL duke dorëzuar çmimin, deklaroi se ?Iniciativat Qytetare duhet të kenë mbështetjen dhe suksesi i tyre është avancim i kulturës politike në vend. Rufki Suma ka dëshmuar sukses në iniciativën e tij dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim?

Me rastin e pranimit të çmimit z. Suma deklaroi se e pranoj këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi, duke menduar që vitin 2010 dhe vitet në vijim ta dëshmoj qartë dhe bindshëm përkushtimin e shoqërisë civile, e në këtë rast Lëvizjes FOL në ndarjen e çmimeve të tilla. Z. Suma më tutje uroj që ky çmim, i cili jepet për herë të parë në Kosovë, të nxisë gare dhe rrisë konkurrencën në mes njerëzve që kanë guxim, kurajo dhe vlera morale që të përballen dhe të fitojnë me konkurrencën e pa guximshme, të pakurajo dhe të pamoralshëm për të udhëheq me institucionet e vendit.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL duke komentuar ndarjen e çmimit dhe fundvitin për Lëvizjen FOL deklaroi se organizata në vitin 2010 do të zgjerohet me aktivitete dhe do të jetë më e zëshme në kundërshtimin e keqqeverisjes dhe korrupsionit. Ai tha ?Në vitin 2010 ne do të fillojmë me tri programe kryesore; për debat, mirëqeverisje dhe qytetari aktive. Ne do të krijojmë metrin e së vërtetës i cili do të verifikojë deklaratat dhe premtimet e partive politike, do të fillojmë të publikojmë raportin mujor Monitoruesi i Korrupsionit si dhe do të punojmë me institucionin e avokatit të popullit?

Lëvizja FOL është organizatë jo-qeveritare që promovon lirinë e fjalës dhe angazhohet për mirëqeverisje, qytetari aktive si dhe zhvillim të kulturës së debatit. Në arritjen e këtyre qëllimeve FOL do të përqendrohet në hulumtime dhe fushata advokimi, në rrjetëzime si dhe në mobilizim.

Vizioni i Lëvizjes FOL është që Qytetaret e Kosovës janë pjesëmarrës aktive në procesin vendimmarrës dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së bashkësisë së tyre dhe janë kërkues të llogarisë nga zyrtaret e zgjedhur .