Rritja e Transparencës së Gjyqësorit përmes publikimit të aktgjykimeve
Prishtinë, 24 mars 2022 – Lëvizja FOL mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL) sot ka publikuar “Raportin mbi Monitorimin e publikimit të aktgjykimeve (janar – dhjetor 2021)”. Raport i cili ngërthen gjetjet nga monitorimi sistematik i publikimit të aktgjykimeve në web-faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjatë kësaj periudhe një vjeçare.
Ky raport ka për qëllim që të paraqes gjendjen faktike të publikimit të aktgjykimeve nga ana e gjykatave të Republikës së Kosovës, të identifikoj problemet dhe sfidat në publikimin e aktgjykimeve, si dhe të ofroj një listë rekomandimesh për veprimet që institucionet relevante duhet t’i ndërmarrin për të përmirësuar shkallën dhe cilësinë e këtyre vendimeve.
Gjatë këtij takimi FOL ka ndarë dhe “Çmimin për Gjykatën më Transparente”, sa i përket nivelit të publikimit të aktgjykimeve për vitin 2021.
Këtë vit, ky çmim i’u nda Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila gjatë periudhës janar – dhjetor 2021 kishte publikuar gjithsej 5,593 aktgjykime.
Qëllimi i ndarjes së këtij çmimi përkon me inkurajimin e Gjykatave të Republikës së Kosovës për publikimin e aktgjykimeve, si pjesë e rëndësishme e përmbushjes së mozaikut të madh të parimit të publicitetit dhe transparencës së punës së gjykatave. Me anë të kesaj synohet që të arrihet përmbushja e frymës së dispozitave ligjore dhe misionit të vet gjykatave.
Gjeni raportin në gjuhën shqipe këtu: https://bit.ly/3qASqyX dhe në gjuhën angleze në këtë link: