Roli i shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit-Ligjëratë nga Petrit Zogaj në American Corner Pristina

Prishtinë, 9 Dhjetor 2016 – Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsion, Petrit Zogaj, Drejtor i FOL-it bashkë me Dustin DeGrane, zyrtar Ekonomik dhe Politik në Ambasadën Amerikane në Prishtinë ishin të ftuar nga American Corner Pristina. Petrit Zogaj diskutoi me studentë për korrupsionin dhe mënyrat e parandalimit të tij si dhe rolin e shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit.
Studentët kishin një shans për të kërkuar përgjigje e duhur në lidhje me përqindjen e korrupsionit në Kosovë, si po ndikon ajo në shoqëri dhe rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me të.