Roli dhe e ardhmja e Zyrës se Auditorit Gjeneral

Instituti për Studime të Avancuara GAP në bashkëpunim me Aksionin Qytetar Fol “08 organizuan tryezë të rrumbullakët me temën “Roli dhe e ardhmja e Auditorit Gjeneral”. Tryeza u drejtua nga Shpend Ahmeti ” drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, ku të ftuar ishin përfaqësues të Zyrës së Auditorit Gjeneral, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues nga PCN, UNDP, organizata të shoqërisë civile, media, etj. Agron Demi nga Instituti GAP i njoftoi të pranishmit me analizën e GAP dhe rekomandimin që ky Institut i ka bërë Kuvendit të Kosovës për nevojën e formimit të një Komisioni të ri Parlamentar për Auditim. Një komision i tillë në kuadër të Kuvendit të Kosovës do të rriste përgjegjësinë e shpenzimeve financiare nga ana e ekzekutivit. Pasi që Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë që autorizon shpërndarjen e parasë publike, po ky institucion duhet që të marr edhe funksionin e kontrollit për mënyrën e shpenzimeve të parasë publike.

Ramadan Ilazi nga FOL “08 shprehu brengën e tij se rekomandimet e Auditorit Gjeneral nuk po zbatohen nga agjencitë buxhetore, duke bërë që keqpërdorimet të përsëriten për çdo vit. Të pranishmit në tryezë mbështetën nevojën e formimit të një komisioni të ri parlamentar, i cili do të mbikëqyrte shpenzimet e parasë publike dhe do të kërkonte llogaridhënie politike për keqpërdorimet që evidentohen në raportet e Auditorit Gjeneral