Regresi i Kosovës drejt integrimeve evropiane

Prishtinë, 28 Tetor 2009 – Lëvizja FOL, ka reaguar përmes një aksioni rrugor ndaj të gjeturave të Raportit të Progresit 2009 për Kosovën nga Komisioni Evropian. Ky raport ka identifikuar mangësi substanciale në funksionin e institucioneve shtetërore përderisa ka tërhequr vërejtjen në probleme serioze politike, ekonomike, sociale dhe me të drejtat e njeriut në Kosovë.
Aksioni “Qendra Tregtare” tenton që në mënyrë cinike të paraqes neglizhencën dhe injorimin që Qeveria e Kosovës i ka bërë Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian.

Të gjeturat nga ky raport tregon që Qeveria e Kosovës nuk i ka trajtuar dhe nuk po i trajton me vëmendjen e duhur, problemet e qytetarëve dhe në mënyrë të qartë qytetarët e Kosovës nuk po i konsideron partner të shtet-ndërtimit. Pra, Qeveria e Kosovës qytetarët po i trajton si palaço, dhe në anën tjetër Raportin e Progresit, përkatësisht të gjeturat në këtë raporti po i manipulon duke bërë deklarata pompoze dhe të kryera kinse për progresin që ka pasur Kosovë gjatë vitit 2008.