Reagim: Nuk do ta vlerësojmë procesin e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së
Prishtinë, 13 korrik 2026 – Ne, të nënshkruarit, kemi vendosur të mos e vlerësojmë procedurën e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Arsyet kryesore për këtë vendim bazohen në monitorimin tonë të RTK-së, i cili tregon se transmetuesi publik aktualisht është duke u përballur me presion politik, i cili shfaqet në forma të ndryshme: përmes ndërhyrjeve në përmbajtjen e lajmeve, përmes presionit ndaj gazetarëve, si dhe përmes presionit financiar me vonesa të pagave.
Në këto rrethana, ne jemi të bindur se bordi i RTK-së nuk gëzon lirinë për të vepruar sipas bindjeve profesionale në përzgjedhjen e drejtorit të ardhshëm të transmetuesit publik.
Ne do të vazhdojmë të monitorojmë mbledhjet e RTK-së, përfshirë edhe takimet për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm, por nuk do të ofrojmë vlerësim për këtë proces.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Lëvizja FOL
Instituti i Kosovës për Drejtësi
Flutura Kusari, juriste e së drejtes së medias