“Raporti ndërmjet Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe Gjykatës Kushtetuese”

Prishtinë, 27 Maj 2009 – FOL”08 së bashku me Institutin e Kosovës për Drejtësi dhe Institutin për Studime Politike të Prishtinës, kanë organizuar tryezën e rrumbullakët me temën: “Raporti ndërmjet Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe Gjykatës Kushtetuese”. Qëllimi i kësaj tryeze ishte nxitja e diskutimit në mes të shoqërisë civile dhe politike, për raportin institucional që Gjykata Kushtetuese do ta ketë me Zyrën Ndërkombëtare Civile(ICO) dhe ndikimin që ky raport do ta ketë në funksionimin e këtij institucioni. Disa pyetje që u trajtuan në këtë tryezë ishin: Cili do të jetë raporti ndërmjet këtyre institucioneve” A do të ketë fuqi ICO të anuloj vendimet e Gjykatës” Kujt do ti përgjigjen për punën e tyre 3 gjykatësit ndërkombëtar” A do ti verifikoj vendimet e veta Gjykata tek ICO” Cila do të jetë burokracia që do të rregulloj këtë marrëdhënie” A do të mund ti apelojmë vendimet e ICO-së si antikushtetuese në Gjykatën Supreme” A do të mund ti referojmë rastet e Pakos Ahtisaari në Gjykatë”

Ndërkaq konkluzionet e dala nga kjo tryezë ishin:
Legjislacioni në fuqi dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk sqaron dhe nuk ofron shpjegime juridike për raportin institucional ndërmjet gjykatës Kushtetuese dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet institucioneve publike të vetëqeverisjes në Kosovë dhe autoriteteve ndërkombëtare mbi të gjitha është një proces.
Duhet të ketë një përkufizim të mandatit të Autoriteteve Ndërkombëtare në Kosovë Gjendja aktuale e mos rregullimit të raporteve ndërmjet institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendore nuk është e qëndrueshme.