Punëtoria për evidentimin e sfidave në implementimin e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin privat
Prishtinë, 21 qershor 2023 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot punëtorinë për sfidat e implemtentimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin privat, ku u diskutua në lidhje me zbraztitë ligjore, sfidat në implementimin e ligjit, mbrojtjen e sinjalizuesve, mungesën e vetëdijës së bizneseve për kërkesat ligjore, e çështje të tjera të ngjajshme.
Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin përfaqësues të Aleancës së Bizneseve të Kosovës, të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), përfaqësues te Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA), si dhe përfaqësues të Qendrës për Studime të Avancuara (FIT).
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës për grupet e cënueshme në tregun e punës”. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes FOL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian’, Advocacy Training and Resource Center – ATRC ose BIRN Kosova.