Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë
Prishtinë 27 shkurt 2019 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me KDI dhe CILC nga Holanda, kanw mbajtur sot konferencën përmbyllëse të projektit “Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.
Qëllimi i këtij projekti ishte te ngrisë nivelin e integritetit dhe të fuqizojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të prokurorisë së shtetit, me fokus ndërtimin e një sistemi të fuqishëm të drejtësisë dhe përmirësimit të besimit të publikut.