Programet

Programi 1: Qeverisja e Mirë përmes Transparencës dhe Llogaridhënies

1
  • Mbështetja, promovimi dhe avokimi për politika publike cilësore dhe zbatimin e tyre (përmes hulumtimeve dhes analizave, me fokus në politikat horizontale me prioritet, në nivel nacional, që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien, si dhe aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);
  • Mbështetja, promovimi dhe avokimi për qeverisje të mirë, transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha nivelet (përmes hulumtimeve dhe analizave me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të politikave ekzistuese dhe krijimit të politikave të reja që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me përfshirjen e shoqërisë civile e palëve të tjera të interesuara në politikë‐bërje publike dhe avancimin e pjesëmarrjes qytetare në qeverisje);
  • Avokimi për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve qendrore përmes monitorimit të punës së Qeverisë dhe institucioneve të tjera qendrore në zbatimin e politikave e programeve me prioritet (me fokus në ato që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë dhe parandalimin e luftimin e keqpërdorimit të pushtetit, përmes hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);
  • Avokimi për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve lokale përmes monitorimit të punës së Komunave në zbatimin e politikave dhe programeve lokale (me fokus në ato që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë dhe parandalimin e luftimin e keqpërdorimit të pushtetit, përmes hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);
  • Mbështetja, promovimi dhe avokimi për funksionin e institucioneve të pavarura, me qëllim të avancimit të qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies (përmes hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);
  • Mbështetja, promovimi dhe avokimi për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit e formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit, me qëllim të avancimit të qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies (përmes hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);
  • Mbështetja, promovimi dhe avokimi i cilësisë dhe zbatimit të politikave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit (përmes hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve);
  • Fokusi horizontal: hulumtime dhe analiza të politikave, monitorim dhe avokim, me fokus në reformat ligjore, të politikave e ato institucionale, dhe performancën e institucioneve në zbatimin e tyre; zgjerimin e fushëveprimit të legjislacionit dhe politikave kundër korrupsionit në tërë sektorin publik dhe atë privat; deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë; dhe parandalimin dhe luftimin e konfliktit të interesit; dhe financimin e partive politike dhe të fushatave parazgjedhore;
  • Fokusi sektorial: fushat me prioritet janë ato që prekin drejtpërsëdrejti interesin publik dhe nevojat e qytetarëve në veçanti ato që shpenzojnë pjesën më të madhe të fondeve publike;
  • Promovimi i përmirësimit të cilësisë dhe zbatimit të politikave publike për reformimin e administratës publike në të gjitha nivelet (përmes hulumtimeve dhe analizave, me fokus në politikat me prioritet që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien);
  • Promovimi i përmirësimit të cilësisë dhe zbatimit të politikave të integritetit të institucioneve publike në të gjitha nivelet, me qëllim të përmirësimit të qeverisjes së mirë (përmes hulumtimeve e analizave të legjislacionit e politikave ekzistuese, performancës së institucioneve në zbatimin e tyre, dhe avokimit për reforma në trajtimin e mangësive);
  • Promovimi i përmirësimit të cilësisë dhe zbatimit të politikave publike në fushën e prokurimit publik në të gjitha nivelet (përmes hulumtimeve, analizave, aktivizmit qytetar, rrjetëzimit dhe ndërtimit të koalicioneve, me fokus në politikat prioritare që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien, me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të pushtetit dhe mbrojtjen e interesit publik).

Programi 2: Qytetaria Aktive përmes Edukimit

2
  • Informimi, edukimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve mbi politikat kundër korrupsionit dheformave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit publik, përmes krijimit të Qendrës për Edukim Antikorrupsion, e cila do të merret me: Hulumtime të opinionit publik rreth perceptimit, njohurive, përvojave të të rinjve në fushën e korrupsionit në sistemin e edukimit; Promovimin e standardeve ndërkombëtare kundër mitmarrjes;
  • Ofrimin e burimeve për edukim kundër korrupsionit, trajnimeve dhe formave të tjera të ngritjes së kapaciteteve, dhe ligjëratave publike;
  • Organizimin e kampe verore për edukim të bazuara në metodologjinë e të mësuarit mes bashkëmoshatarëve (‘peer‐to‐peer’);
  • Mbështetjen dhe promovimin e rrjetëzimit dhe aktivizmit qytetar dhe ndërtimit të koalicioneve;
  • Organizimin e fushatave të vetëdijesimit të qytetarëve;
  • Ofrimin e platformave online për edukimin e qytetarëve;
  • Promovimit të edukimit kundër korrupsionit përmes rrjeteve sociale;
  • Promovimi i debateve publike dhe dialogut të drejtpërdrejt të hapur mes institucioneve publike dhe të zgjedhurve politikë, në njërën anë, dhe qytetarëve në anën tjetër (përmes forumeve e platformave si FOL Hapur e të ngjashme, me qëllim të qeverisjes së mirë);
  • Promovimi i qasjeve të politikë‐bërjes publike me pjesëmarrje qytetare dhe avancimi i kornizës së politikave dhe asaj institucionale për këtë qëllim në të gjitha nivelet e qeverisjes (duke i dhënë prioritet buxhetimit pjesëmarrës dhe harmonizimit gjinor të politikave dhe proceseve të politikë‐bërjes);
  • Promovimi i kulturës demokratike pjesëmarrëse në mesin e të rinjve (përmes klubeve të debatit që do të ofrojnë trajnime për debate mbi politikat publike dhe organizojnë gara);
  • Promovimi i personaliteteve që avancojnë kulturën demokratike pjesëmarrëse në mesin e publikut të gjerë (përmes iniciativave si Çmimi për guxim qytetar dhe të ngjashme).