Misioni
[av_section color=’main_color’ custom_bg=” src=” attachment=” attachment_size=” attach=’scroll’ position=’top left’ repeat=’no-repeat’ video=” video_ratio=’16:9′ min_height=” min_height_px=’500px’ padding=’no-padding’ shadow=’no-shadow’ bottom_border=’no-border-styling’ id=’main-about-pane’]
[av_codeblock wrapper_element=” wrapper_element_attributes=”]
[/av_codeblock]
[/av_section]
[av_one_full first]
[av_textblock ]
MISIONI
Misioni i Lëvizjes FOL është luftimi i korrupsionit nëpërmjet hulumtimit, edukimit dhe avokimit për politika publike, të cilat parandalojnë dhe reduktojnë format e keqpërdorimit të pushtetit dhe parasë publike.
Vizioni:
Institucione publike transparente dhe llogaridhënëse, si dhe shoqëri aktive në proceset vendimmarrëse.
Vlerat:
- Përkushtimi ndaj të mirë dhe interesit të publikut;
- Përgjegjshmëria ndaj publikut;
- Përkushtimi përtej ligjit;
- Respekti për vlerën dhe dinjitetin e individëve;
- Drejtësia sociale;
- Paanshmëria politike dhe pavarësia;
- Respekti për pluralizmin dhe diversitetin;
- Transparenca, integriteti dhe ndershmëria;
- Besimi ne potencialin e qytetarëve;
- Administrimi/dhe shfrytëzimi i përgjegjshëm i burimeve; dhe
- Përkushtimi ndaj cilësisë më të lartë në punë.
Parimet:
- Lëvizja FOL punon dhe angazhohet, në kuadër të qëllimeve që i ka caktuar vetës;
- Lëvizja FOL mban qëndrime ndaj çështjeve të ndryshme pas konsultimeve të gjëra;
- Qëndrimet tona publike do të reflektojnë rezultatet e hulumtimeve, analizave dhe argumenteve parimore;
- Lëvizja FOL bashkëpunon me të gjitha grupet qeveritare, jo-qeveritare, fitimprurëse dhe jo fitimprurëse, individë, e të tjerë që mbështesin kauzën dhe qëllimet e saj;
- Lëvizja FOL është ndërtuese koalicionesh dhe rrjetesh të interesit të përbashkët për të ndihmuar proceset sociale, ekonomike dhe politike në vend;
- Lëvizja FOL është e përgjegjshme, e hapur dhe llogaridhënëse në marrëdhëniet e saj me anëtarësinë, mbështetësit, bashkëpunëtorët, donatorët dhe qytetarët.
[/av_textblock]
[/av_one_full]