Peja kërkon financim të partive me standarde evropiane
Pejë, 5 nëntor, 2009 – Krijimi i një kornize ligjore me përfshirjen e parimeve të Këshillit Evropian për financimin e partive politike, ka qenë kërkesa e partive politike në Pejë, në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL. Në kuadër të programit ?Bazë Ligjore dhe Mekanizma Funksional për Qeverisje të Mirë?, KDI dhe Lëvizja FOL, kanë shtruar në diskutim para qytetarëve të Pejës për Projektligjin për Financimin e Partive Politike, duke marrë kështu rekomandimet që do të duhej të përfshihen në këtë Ligj.
Në tryezën e organizuar nga KDI dhe Lëvizja FOL, me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, janë diskutuar mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve më të mira për Ligjin për Financimin e Partive Politike, qëllim ky i iniciativës së këtyre dy organizatave. Ramadan Ilazi nga Levizja FOL ka prezantuar Projektligjin për Financimin e Partive Politike, duke kërkuar nga pjesëmarrësit të japin idetë dhe rekomandimet e tyre për këtë ligj. Në tryezë kanë marrë pjesë edhe deputetët të Kuvendit të Kosovës. Deputetja Gjylnaze Sylaj, ka rekomanduar që baza ligjore që rregullon financimin e partive politike, duhet të jetë kompatibile me standardet evropiane dhe parimet e Këshillit Evropian. Në tryezë është kërkuar po ashtu që të ketë më shumë transparencë të partive politike sa i përket financimit të tyre. Një kërkesë tjetër e dalur nga kjo tryezë, ka qenë edhe rishikimi i çështjes së gjobave për partitë e papërgjegjshme, duke kërkuar rritjen e gjobave për partitë që nuk i kryejnë obligimet ligjore për financimin e tyre.
Rekomandimet e tryezës:
? Krijimi i një kornize ligjore është mase i nevojshëm.
? Parimet e Këshillit Evropian duhet të përfshihen në ligj.
? Partitë politike duhet të financohen nga buxheti në mënyrë që të parandalohet varësia nga donatorët që mund të kenë ndikime politike.
? Neni 5.1 i Ligjit për Financimin e Partive Politike, nuk e definon se sa duhet të paguaj brenda një viti ? anëtarësia e partive politike.
? Të qartësohet Gjykata kompetente që do të jetë përgjegjëse për ndëshkimin e shkelësve të ligjit.
? Gjobat nuk janë të mjaftueshme – të përcaktohet me një përqindje, varësisht prej buxhetit të ndarë për partinë.
? Mekanizmat mbikëqyrës duhet te jenë organe të pavarura.
? Është diskutabile nëse 1% e buxhetit duhet të ndahet për financimin e partive politike – për shkak se nëse rritet buxheti atëherë kjo shumë do të jetë shumë e madhe.
? Duhet të përcaktohet se cilat shpenzime, grupet parlamentare duhet t?i mbulojnë me këtë fond.
? Transparenca brenda partive duhet të ekzistoj – ka shumë parti të cilat nuk e din se sa fonde merr subjekti i tyre.
? Në këtë ligj duhet të përfshihen edhe ato parti të cilat kanë deputet në Asambletë Komunale
. ? Duhet të ketë limit të donacioneve.
? Është vërtetuar se donatorët hezitojnë t?i financojnë partitë e vogla (kjo për shkak se nuk kanë interes – dhe nuk mund t?ju shpaguhet donacioni nga p. e vogla). ? Duhet të specifikohet se si bëhet ndarja e mjeteve për partitë në koalicion (kjo mund të bëhet edhe me marrëveshje në mes tyre – por ndonjëherë është vështirë sepse partitë e vogla mbesin në mëshirë të grupit parlamentar-(pjesemarresit kane dhene edhe shembuj se disa deklarojnë vetëm 10 % të fondeve).
? Të bëhet një komision gjithëpërfshirës për Auditim.