Pas reagimit dhe kërkesës së FOL, Agjencia kundër Korrupsion gjen shkelje ligjore në shpërblimin me tender të ish-shefit të prokurimit të Komunës së Klinës nga ekzekutivi komunal i kësaj komune

Prishtinë, 28 korrik 2022 – Lëvizja FOL me 2 qershor 2022 ka bërë kërkësë për opinion ligjor në Agjencinë kundër Korrupsion në lidhje me ligjshmërinë e shpërblimit me tender të ish-shefit të prokurimit në Komunën e Klinës nga kjo komunë, ende pa u bërë dy (2) vite nga koha e pensionimit të tij në këtë pozitë.

Pas kërkesës, FOL ka pranuar opinionin ligjor nga Agjencia kundër Korrupsion (nr. PKI-06-2857/22), ku thuhet se shpërblimi me tender i ish zyrtarit të lartë të prokurimit pa kaluar dy vite nga përfundimi i funksionit publik (pensionimit) nga institucioni në të cilin ka qenë i punësuar zyrtari është në kundërshtim me dispozitën e nenit 18, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, si dhe ka kërkuar anulimin e kontratës dhe pasojave të krijuara nga lidhja e kontratës në fjalë.

Për më tepër, FOL në artikullin e publikuar me titull: “?ë ????ë?????? ?? ??????, ?????? ? ????ë? ???ë????? ?? ?????? ???-?????? ? ?????????? ??????”, kishte gjetur se ish – shefi i prokurimit të kësaj komune, që e ka fituar tenderin përkatës, për më shumë se dy dekada ka punuar në Zyrën e Prokurimit në Komunën e Klinës si shef i kësaj zyreje, deri në kohën e pensionimit. Por, angazhimi i tij në komunë do të vazhdonte të paktën edhe një vit, pasi së fundmi ai përfitoi një kontratë një-vjeçare në vlerë prej 7 mijë e 200 eurove.

Në Këtë link mund ta gjeni artikullin e FOL https://bit.ly/3vlCLpH, si dhe Opinioni Ligjor i Agjenisë kundër Korrupsion.