Ngecjet në procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë, shqetësuese

Prishtinë 12 nëntor 2009 –  Lëvizja FOL, ka mbajtur sot konferencën për media, lidhur me ngecjet në procesin e shumë përfolur të riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Kosovë.

Lëvizja FOL, përmes kësaj deklarate publike ka njoftuar autoritetet përgjegjëse, ato vendore e ndërkombëtare, me të gjeturat tona në këtë proces, të nisur zyrtarisht në muajin Shkurt të këtij viti (2009) si dhe rekomandimet që procesi në fjalë të jetë efikas dhe transparent.

I financuar nga Komisionit Evropian me 5.5 mil. ? dhe Qeveria Amerikane me 1 mil.?, procesi i riemërimit ka nisur zyrtarisht më 13 shkurt të vitit 2009. Sipas kësaj marrëveshje të nënshkruar procesi i riemërimit të gjyqtarëve është ndarë në katër faza ndërsa si i tillë është paraparë të përfundoj për 18-24 muaj. Faza e parë përfshinë testin e etikës, faza e dytë aplikimin për pozita në Gjykatën Supreme dhe në Prokurorinë e Kosovës, faza e tretë aplikimin për pozita në Gjykatat dhe Prokurorit e Qarkut dhe faza e katërt aplikimin për pozita në Gjykatat dhe Prokuroritë Komunale si dhe në Gjykatat për Kundërvajtje.

Nga 870 gjyqtarë, prokurorë e juristë të rinj që kanë hyrë në testin e etikës me 26 Prill dhe 23 Maj 2008, 200 prej tyre nuk kanë arritur që t?i plotësojnë 30 nga 50 pyetjet që ishin kusht për kalueshmërinë e testit. Distanca në kohë e mbajtjes së testit në mes të dy grupeve ka bërë që në grupin e parë të ketë më pak kalueshmëri ndërsa në të dytin shumë më shumë.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj se ata të cilët nuk e kanë kaluar testin e etikës janë përjashtuar nga vazhdimi i garës për në fazat e tjera për aplikim për pozita konkrete në Gjyqësor dhe Prokurori. Mirëpo, këta persona shumë nga ta të cilët kanë punuar si gjyqtarë apo prokuror kanë vazhduar punën edhe pse nuk kanë kaluar këtë test. ?Në anën tjetër largimi i disa prej tyre nga pozitat që kanë, siç është rasti në Gjykatën Komunale të Prishtinës, ku 3 gjyqtar kanë dhënë dorëheqje pas dështimit në testin e etikës ndërsa disa nga të tjerët e kanë paralajmëruar një gjë të tillë, ka ndikuar në efikasitetin e punës së Gjykatës. Numri i lëndëve në këtë gjykatë dhe në të tjerat është në rritje, ndërsa numri i gjyqtarëve në zvogëlim e sipër?, tha Ilazi.

KPGJP (Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial) pas përfundimit të mbajtjes së testit të etikës dhe shpalljes së rezultateve, ka vazhduar me aplikimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Supreme dhe për Prokurorinë e Kosovës, ku për këto pozita kanë aplikuar 56 kandidatë, ndërkaq vetëm 39 prej tyre janë thirrur në intervistë.
Sipas Ramadan Ilazit, pas përfundimit të intervistës nga ana e KPGJP-së, një listë me emrat e personave që kanë kaluar intervistën dhe me rekomandime ka shkuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Mirëpo, Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk kanë bërë transparente listën përkatëse megjithëse janë zotuar për proces transparent. ?KPGJP-ja i ka dërguar emrat e të rekomanduarve më 18 shtator, ndërsa KGJK ende nuk ka bërë asnjë veprim konkrete në këtë drejtim. Dhe sipas informacioneve që ne kemi ende nuk ka filluar shqyrtimi i dosjeve.

Kanë kaluar afër dy muaj dhe as më e vogla informatë rreth procesit nuk ka dalë nga KGJK?. Ndërkohë, Mexhide Demolli, menaxhere e zyrës për media në Lëvizjen FOL, tha se donacionet për këtë proces janë të garantuara vetëm deri në tetor të vitit 2010. ?Nuk ka garancion që donatorët do të vazhdojnë financimin shtesë të këtij procesi. Nëse vazhdohet me zvarritjet e nisura dhe me shtyrjet e shqyrtimeve, procesi nuk do të përfundoj siç ishte paraparë?, tha Demolli.
Konform ligjit, KPGJP-së i ka ndihmuar Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK- institucion vendor) që të merret me kandidatët që kanë më pak se shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë por jo që nuk kanë qenë gjyqtar apo prokuror më parë. Testi është organizuar në zyrën e IGJK-së në formë të shkruar dhe verbale.
Sipas Demollit, rezultatet e publikuara janë ndryshuar dy herë me arsyetimin se janë bërë gabime teknike. ?Për më tepër, në mesin e anëtarëve të komisionit (që të gjithë vendor) që kanë kontrolluar punimet me shkrim dhe që i kanë intervistuar kandidatët ka pasur edhe të tillë, dy prej tyre, që nuk e kanë kaluar testin e etikës të organizuar nga KPGJP?, tha ajo.
Duke pasur parasysh tërë këto zhvillime dhe këto ngecje të ngjara në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, Lëvizja FOL apelon tek institucionet gjegjëse, tek përfaqësuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes për fillimin e procesit të riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, që të monitorojnë punën e bërë deri më tani dhe punën që është në zhvillim e sipër, me qëllim që në Kosovë të kemi vërtetë një sistem të drejtësisë çfarë e meriton një shtet i ri dhe në tranzicion.
Rekomandime:
1. Institucionet gjegjëse të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të mos kemi paralizim të punës në gjyqësor.
2. KPGJP-ja të vazhdoj ti respektojë afatet duke pasur parasysh se nuk kemi fonde shtesë të garantuara nëse procesi zvarritet.
3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të jetë më transparent karshi publikut dhe të kryej punën e tij konform ligjit. Kërkojmë që sa më shpejt të përzgjidhet lista në mënyrë që si e tillë të dërgohet në Presidencë për emërime.
4. KPGJP-ja dhe Ministria e Drejtësisë po ashtu duhet ta rishikoj edhe njëherë zgjedhjen e bërë nga IGJK-ja si dhe integritetin moral të disa anëtarëve të komisionit i cili e ka bërë këtë listë dhe të sugjeroj veprime konkrete për eliminimin e lëshimeve.