Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të Fakultetit Juridik dhe Lëvizjes FOL

Prishtinë, 23 mars-2015 – Lëvizja FOL në vazhdimësi të bashkëpunimit me institucione të ndryshme, ka mbajtur sot takim me dekanin e Fakultetit Jurdik, z. Haxhi Gashi, me ç’rast edhe ka nënshkruar një marrëveshje të mirëkuptimit.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është përfshirja e studentëve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit, rritja e njohurive për dukurinë e korrupsionit, qasja më e lehtë në materialet e Qendrës së Edukimit Kundër Korrupsion si dhe në përgjithësi bashkëpunimi më intensiv në mes të Fakultetit Juridik dhe Shoqërisë Civile.

Gjatë periudhës së bashkëpunimit në mes të Lëvizjes FOL dhe Fakultetit Juridik do të bëhet orientimi i studentëve për qasjen në bibliotekën e Qendrës dhe në të gjitha aktivitetet që ofron kjo Qendër.

Ky është hapi i parë në nismën e një bashkëpunimi të ngushtë mes Lëvizjes FOL dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Kjo marrëveshje është pjesë e projektit të financuar nga Ambasada Holandeze në Kosovë.