Në tre mujorin e parë nga 110 veprime të planifikuara, janë realizuar 54 ndërsa 53 kanë mbetur të pa realizuara nga Qeveria e Kosovës

Prishtinë, 24 Maj 2016 – Lëvizja FOL, publikon sot të dhënat e monitorimit të punës së 20 ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku qëllimi kryesor është monitorimi i zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2016.
Lëvizja FOL nga janari i vitit 2015 ka bërë monitorimin e zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës në baza tre mujore dhe vjetore, ku në fund të vitit 2015 ka bërë edhe përmbledhjen e të gjitha aktiviteteve të planit një vjeçar duke monituar kështu realizimin e aktiviteteve të parapara nga Qeveria e Kosovës.
Lëvizja FOL fillimisht ka bërë monitoririmin e Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2016, nga 20 ministri sa ka Qeveria e Kosovës, 16 prej tyre kanë pasur për obligim të përfundojnë aktivitete për periudhën janar-mars 2016. Gjatë këtij afati kohor janë paraparë të përfundohen 110 aktivitete për periudhën janar-mars janë nga të cilat janë realizuar 54 prej tyre, ndërkaq 53 aktivitete kanë mbetur pa u realizuar në periudhën e paraparë nga Qeveria e Kosovës.

Ministritë të cilat për periudhën e parë tre mujore nuk kanë pasur asnjë aktivitetet janë; Ministria e Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimit Evropian dhe Ministria e Administratës Publike. Ndërkaq Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tenkologjisë nuk ka kthyer përgjigje edhe pse kishin premtuar se do përgjigjen.

• Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka paraparë për periudhën janar-mars të realizoj 8 aktivitete, ka realizuar vetëm 4 prej tyre dhe 4 të tjera kanë mbetur të papërfunduara.
• Ministria e Drejtësisë, për tre mujorin e parë ka paraparë të përfundoj 5 aktivitete, mirëpo ka realizuar vetëm 3 dhe 2 nga to kanë mbetur pa përfunduar.
• Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, nga 8 aktivitete të parapara në Planin vjetor të punës, ka realizuar 2 dhe 6 kanë mbetur të pa realizuara.
• Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për tre mujorin e parë ka pasur vetëm 1 aktivitet i cili është përfunduar.
• Ministria e Diasporës, për tre mujorin e parë nga 5 aktivitete ka realizuar 4 dhe 1 ka mbet e papërfunduar.
• Ministria e Punëve të Brendshme, ka pasur për obligim të përfundoj 10 aktivitete, ka realizuar 7 dhe 3 kanë mbet të parealizuara.
• Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nga 7 aktivitet të parapara për këtë tre mujor, s’janë realizuar asnjë. Kjo ministri ka dërguar sqarim për të gjitha aktivitetet e parapa në plan, ku thuhet se janë dërgur për miratim.
• Ministria e Financave, nga 12 aktivitete janë realizuar 5 dhe 7 kanë mbetur të pa përfunduara sipas planit vjetor të punës për vitin 2016.
• Ministria për Komuinitete dhe Kthim, për tre mujorin e parë të vitit 2016, ka realizuar 3 aktivitetet e parpara sipas afatit të përcaktuar.
• Ministria e Shëndetësisë, për tre mujorin e parë të vitit 2016, nga 3 aktivitete ka relizuar vetëm 1 dhe 2 të tjera kanë mbetur të pa realizuara.
• Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në planin një vjeçar për vitin 2016 për tre mujorin e parë nga 15 aktivitete të parapara, ka realizuar 9 dhe 6 kanë mbetur të parealizuara.
• Ministria e Forcës së sigurisë së Kosovës, ka realizuar 2 aktivitete sipas afatit të caktuar.
• Ministria e Infrastrukturës, për periudhën janar-mars 2016, ka realizuar 4 aktivitete nga 9 sa kishte planifikuar duke mbetur edhe 5 aktivitete të parealizuara.
• Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, ka realizuar 7 aktivitete nga 17 sa ishin planifikuar në planin një vjeçar, 10 kanë mbetur të pa realizuara.
• Ministria e Bujqësisë, për periudhën e parë tre mujore ka Përfunduar 2 aktivitete sipas planit të paraparë.

Lëvizja FOL ka filluar që të bëjë publikim e aktiviteteve të realizuara dhe parealizuara të Planit një vjeçar të punës së Qeverisë edhe përmes rrjeteve sociale( facebook dhe tëitter) me grafikone për secilën ministri. Qëllimi kryesor do të jetë informimi sa më i lehtë i qytetarëve dhe mediave se sa po zbatohet plani i punës së Qeverisë.