Në gjashtë mujorin e parë Qeveria e Kosovës nuk ka realizuar mbi 43% të planit të saj

Prishtinë, 05 Korrik 2015 – Lëvizja FOL sot ka realizuar konferencë për shtyp me ç’rast ka publikuar të dhënat e përditësuara të platformës “IsaMetri”, e cila platformë përfshin monitorimin e zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2015.

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL tha se të gjeturat nga monitorimi i 22 institucioneve tregojnë se në gjashtë mujorin e parë Qeveria e Kosovës ka planifikuar t’i përfundojë  240 aktivitete. Prej tyre, ka arritur t’i realizojë  135 (56.3%)  aktivitete, ndërkaq 105 (43.7%) aktivitete të tjera kanë mbetur të papërfunduara.

Zyra e Kryeministrit – ka planifikuar 39 ka përfunduar 19 prej tyre ndërsa 20 kanë mbetur të pa përfunduara.

Ministria e Diasporës – në gjashtë mujorin e parë ka paraparë të përfundoj 10 aktivitete, ka përfunduar 7 ndërkaq kanë mbetur të pa përfunduara 3 aktivitete.

Ministria e Drejtësisë – në gjashtë mujorin e parë sipas planit një vjeçar ka paraparë të përfundoj 29 aktivitete, ka përfunduar 19 prej tyre ndërsa 10 kanë mbetur të pa përfunduara.

Ministria e Financave – Ka përfunduar 17 aktivitetet e parapara.

Ministria e Integrimit Evropian – në gjashtë mujorin e parë pa planifikuar vetëm 1 aktivitet dhe ka përfunduar në afatin e paraparë.

Ministria e Punëve të Brendshme – në periudhën e parë gjashtë mujore ka planifikuar 28 aktivitete ku ka përfunduar 15 ndërkaq kanë mbetur të pa përfunduara 13 nga to.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik – nga 12 aktivitete të planifikuara në planin një vjeçar, ka përfunduar 6 ndërsa kanë mbetur të pa përfunduara 6 nga to.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – në gjashtë mujorin e parë ka planifikuar 4 aktivitete, janë përfunduar 2 ndërsa 2 kanë mbetur të pa përfunduara.

Zyra e Kryeministrit – ka planifikuar 39 ka përfunduar 19 prej tyre ndërsa 20 kanë mbetur të pa përfunduara.

Ministria për Kthim dhe Komunitete – në gjashtë mujorin e parë të vitit 2015, ka paraparë të përfundoj 12 aktivitete ku ka përfunduar 4 dhe kanë mbetur të pa përfunduara 8 nga to.

Ministria e Arsimit – nga 18 aktivitete të parapara në planin një vjeçar të Qeverisë për gjashtë mujorin e parë, ka përfunduar 13 ndërsa kanë mbetur të pa përfunduara 5 nga to.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit – në gjashtë mujorin e parë ka paraparë të realizoj vetëm 1 aktivitet të i cili është përfunduar në afatin e paraparë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – në gjashtë mujorin e parë ka planifikuar të përfundoj 7 aktivitete dhe i ka përfunduar në afatin e paraparë kohor.

Ministria e Forcës së Sigurisë – në gjashtë mujorin e parë ka paraparë të përfundoj 1 aktivitet të cilin e ka përfunduar në afatin e paraparë kohor.

Ministria e Shëndetësisë – në periudhën e parë gjashtë mujore ka paraparë të përfundoj 13 aktivitete, ka përfunduar 6  kanë mbetur të pa përfunduara  7.

Ministria e Infrastrukturës – në periudhën e parë gjashtë mujore ka planifikuar të përfundoj 8 aktivitete, ka përfunduar 5 dhe kanë mbetur të pa përfunduara 3.

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë – ka planifikuar të përfundoj 3 aktivitete të cilat kanë mbetur të pa përfunduara.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural-  ka planifikuar të përfundoj 5 aktivitete të cilat i ka realizuar në afatin kohor.

Fidan Kalaja tha se nga 3 ministritë në vazhdim Lëvizja FOL nuk ka marrë përgjigje për nivelin e zbatimit të Programit Qeveritar për periudhën janar-qershor 2015.

Ministria e Administratës Publike – në gjashtë mujorin e parë ka paraparë të përfundoj 18 aktivitete, ka përfunduar 6 dhe kanë mbetur të pa përfunduara 12. Për gjashtë mujorin s’kemi marr përgjigje.

Ministria Administrimit te Pushtetit Lokal – ka planifikuar 10 aktivitete, ku vetëm në periudhën e parë kemi marr përgjigje se një aktivitete është përfunduar, ndërkaq për 9 të tjera s’kemi marr përgjigje nga MAPL.

Nga Ministria e Punëve te Jashtme – s’kemi marrë përgjigje, ku në gjashtë mujorin e parë ka planifikuar të përfundoj 4 aktivitete.

Ai gjithashtu theksojë se Qeveria e Kosovës për periudhën e  parë  gjashtë mujore ka përmbushur vetëm një  premtim nga 160 sa janë planifikuar në  planin një  vjeçar.

Platforma u mundësua nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur- KFOS.