Mos hartimi i akteve nënligjore – sfidë për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve
Prishtinë 9 dhjetor 2019 – Lëvizja FOL si pjesë e Koalicionit të OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2019 ka mabjtur sot tryezën e diskutimit: “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Sfidat e zbatimit në praktikë”, me c’rast ka publikuar edhe të gjeturat nga monitorimi i zbatimit të këtij ligji që nga hyrja në fuqi ëe tij.
Mexhide Demolli Nimani, drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se tash e gjashtë muaj janë duke monitoruar zbatimin e këtij ligji. “FOL me mbështetjen e KFOS ka disa muaj që është duke bërë monitorimit e ligjit, dhe pavarësisht që themi se kemi ligjin institucionet , konkretisht Ministria e Drejtësisë ka dështuar në hartimin e akteve nënligjore brenda afatit të paraparë ligjor”. Gjatë kësaj periudhe FOL ka realizuar disa aktivitete qëllim të promovimit të Ligjit janë: publikimi i një video informuese, takime me akterë relevant në lidhje me zbatimin e ligjit, krijimi i databazës me zyrtarët e caktuar nëpër institucione për pranimin e sinjalizuesve dhe fokus grup me zyrtarë përgjegjës.
Ndërkaq Yllka Buzhala, hulumtuese në Lëvizjen FOL prezantoi të gjetura nga monitorimi i zbatimit të këtij ligji të cilat FOL ka arritur ti marr përmes kërkesave për qasje në dokumente publike. “Nga 160 institucione të kontaktuara, vetëm 87 institucione janë përgjigjur që kanë emëruar zyrtarin përgjegjës. Përderisa, të gjeturat nga fokus grupi tregojnë sfida të mëdha rreth zbatiit të këtij ligji në praktikë, në mungesë të legjislacionit dytësor”, tha Buzhala.
Shaip Havolli, Drejtor i Agjencisë kundër Korrupsion tha se deri më tani rreth 230 institucione publike kanë emëruar zyrtarin përgjegjës dhe AKK në bashkëpunimin me Këshillin e Evropës kanë organizuar trajnime për zgjyrtarët përgjegjës për trajtimin e sinjalizuesve. “Mungesa e akteve nënligjore ka bërë që të mos shkohet më tutje me trajnime shtesë për të gjithë zyrtarët, përfshi këtu të gjithë punëtorët në sektorin publik”, tha Havolli.
Ndërkaq, Ardian Bajraktari, Drejtor i Departamentit Ligjor – Ministria e Drejtësisë tha se ligji është shumë i rëndësishëm, dhe garanton mbrojtje efektive të sinjalizuesve që e hasin gjatë punës së tyre. “Është njëri prej ligjeve më të avansuara. Bashkarisht me AKK dhe me PECK II, ne kemi hartu nje draft fillestar, mirëpo ka cështje tjera na kanë vonuar zbatimin e tij. Është e vërtet që draft rregullorja nuk është hartu, dhe po besoj që e njëjta do të bëhet si të formohet qeveria”, tha Bajraktari.
Vlora Marmullakaj, zyrtare e Lartë e Projektit PECK II në Këshillin e Evropës tha se vërtët kanë mbështët ligjin në aspektin teknik. “Rekomandimi i KE ka qenë bazë për hartimin e ligjit të ri të Sinjalizuesve. Konsideroj që ligji është mjaftë i avansuar. Për dallim nga korniza e brendshme, ligji i mbron personat zyrtarë, ofron mbrojtje të gjerë për sinjalizuesit. Ka shume probleme praktike të institucioneve dhe besoj që është fillimi, ligji ende nuk i ka bërë 1 vjet. Ligji si i tillë nuk është që nuk afron zgjidhje për sinjalizuesit. Ka shumë punë për të bërë. Me rëndësi është me qenë vullneti për zbatimin e ligjit”, tha ajo.
Ardiana Thaçi, Gazetare në KohaVision tregoi për përvojën e saj me sinjalizues duke treguar se sa ju ka ndihmuar ligji i ri sinjalizuesve përmes të cilëve ajo arriti të publikoj storie të ndryshme rreth keqpërdorimeve në shumë institucione të ndryshme. “ Më vijn informata të ndryshme brenda institucioneve, mirëpo anonime dhe me email fiktiv. Fuqizimi i këtij ligji do të ndikonte edhe në uljen e korrupsionit. Kemi pas dëshir që ne të kemi rregulloret dhe të zbatueshme. Ruajtja e konfidencialitetit është e vështirë, sepse dihet që të ne është vështirë”, tha ajo.
Faton Morina – person zyrtar për pranimin e sinjalizimeve në BQK vlerësoj punën e AKK. “Menoj që ligji i ka disa të meta, mirëpo është dukshëm ma i avansuar se ligjin e kaluar. Shpesh ligjet vec e miratojmë sa përpërmbushjen e një standardi. Është sfidë kjo pozitë për ne dhe shpresoj që aktet nën ligjore do të naj lehtsojnë punën” tha Morina.