Monitoruesi i Korrupsionit për muajin tetor

Prishtinë, 3 dhjetor 2010: Sot lëvizja FOL publikoi raportin Monitoruesi i Korrupsionit për muajin tetor 2010. Me këtë rast Armend Mazreku, analist i politikave në Lëvizjen FOL deklaroi se “Nga 8 vendime të Qeverisë së Kosovës për muajin tetor asnjë një vendim nuk ka qenë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky muaj shënjon muajin më të dobët të aktiviteteve qeveritare në luftë kundër korrupsionit”.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 3 seanca plenare. Gjatë këtyre seancave janë parashtruar gjithsej 25 pyetje parlamentare, 10 prej të cilave kanë qenë për korrupsion. Deputetët më aktivë kanë qenë Driton Tali me 4 pyetje parlamentare, Naim Rrustemi me 3 dhe Riza Smaka me 3;

Nga 66 artikuj të publikuar nga gazetat e përditshme (Koha Ditore, Zëri, Kosova Sot dhe Express), 20 janë realizuar si tema, 41 lajme dhe 7 intervista. Derisa Koha Ditore dhe Zëri janë fokusuar më shumë në kritikat ndaj Ekzekutivit të vendit dhe ndërmarrjeve publike, kritikat e Kosova Sot janë përqendruar më shumë në Gjyqësorin e Kosovës ndërkaq, gazeta Express në dështimet e ministrive të LDK-së dhe të Komunës së Prishtinës;

Jetmirë Bajrami, koordinatore e projektit Monitoruesi i Korrupsionit tha se gjatë muajit tetor organizatat jo-qeveritare kanë publikuar Raportin e Progresit “Made in Kosova”, i cili është një version kosovar për Kosovën. Ky raport ofron një pasqyrë alternative ndaj progresit në Kosovë ne krahasim me raportin e progresit te Komisionit Evropian. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ka arrestuar dy persona për krim të organizuar dhe kontrabandë

Për më shumë informacion rreth Monitoruesit të Korrupsionit ju lutem vizitoni www.monikorr.org