Monitorimi i takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Lëvizja FOL gjatë periudhës janar – mars 2023 ka monitoruar takimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) për të vlerësuar nivelin e transparencës dhe pajtueshmërinë e këtyre takimeve me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Procesi i monitorimi është bërë përmes platformes elektronike Zoom. Gjatë kësaj periudhe tre-mujore, KGjK ka mbajtur gjithësej 5 takime dhe numri më i madh i këtyre takimeve është mbajtur në muajin shkurt, përkatësisht 3 takime, ndërsa 1 takim në muajin janar dhe 1 takim në muajin mars.

Vlenë të theksohet se asnjëra nga agjendat e këtyre takimeve nuk është publikuar me kohë, gjë që bie ndesh me nenin 14 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, i cili shprehimisht përcakton se rendi i ditës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës duhet të publikohet së paku 48 orë para takimit.

Ndërsa sa i përket gjuhës së publikimit të agjendave, 5 prej tyre janë publikuar në gjuhën shqipe dhe 4 prej tyre në gjuhën serbe. KGjK gjatë kësaj periudhe, në takimet e saj ka marrë gjithsej 61 vendime, ku 59 nga to janë publikuar në ueb-faqe të KGjK-së.

Detajet e këtij monitorimi i gjeni në linkun: https://bit.ly/3NgZKvO

Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).
#gjykatatransparente #keshilligjyqesorikosoves