Mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve të Lëvizjes FOL
Prishtinë, 3 Dhjetor 2016 –Sot, Lëvizja FOL zhvilloi takimin e rregullt punues të Kuvendit të Anëtarëve. Në këtë mbledhje u miratua raporti vjetor i punës dhe ai financiar për vitin e kaluar. Po ashtu, në këtë mbledhje, anëtarët e Kuvendit të Lëvizjes FOL kanë miratuar planin Strategjik të FOL-it për pesë vitet e ardhshme.