Ligjëratë me Shefin e Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Toger Shemsi Igrishta

Prishtinë, 15 shtator 2016 – Lëvizja FOL ka organizuar ligjëratën e tretë me temën“Lufta ndaj Korrupsionit”, ku ligjëruesi i radhës ishte Shefi i Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Toger Shemsi Igrishta. Disa nga temat që z.Igrishta i shtjelloj ishin: Bashkëpunimi në mes Policisë – Prokurorisë dhe Agjencisë Kundër Korrupsion, sigurimi dhe ruajtja e provave, hetimi i korrupsionit nga ana e Policisë si dhe çështje të tjera që lidhen me luftën kundër korrupsionit.
Ligjërata është mbajtur në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion (AEC) në Lëvizjen FOL, ku audiencë e kësaj ligjërate ishin studentë nga Fakulteti Juridik dhe Shkenca Politike.
Qendra për Edukim AntiKorrupsion është themeluar me ndihmën e Ambasadës Holandeze me qëllim të ofrimit të mundësive për edukim të të rinjve për politikat anti-korrupsion, transparencë dhe llogaridhënie. Ndërkaq ky aktivitetet u mundësua nga UNDP në Kosovë.
Ligjërata të tilla në fushën antikorrupsion Lëvizja FOL do të organizoj edhe në të ardhmen.

img_0100 img_0105 img_0112 img_0119 img_0127 img_0131 img_0142 img_0143 img_0149 img_0150 img_0152 img_0156 img_0160 img_0164 img_0139 img_0140