Ligjeratë me prokuroren speciale znj.Drita Hajdari
Prishtinë, 30 Qershor 2016 – Sot, në Lëvizjën FOL është mbajtur ligjerata “Lufta ndaj Korrupsionit – Roli i Prokurorisë”, me prokuroren speciale znj. Drita Hajdari.
Disa nga temat që prokuroja Hajdari i shtjelloj ishin: Sa është duke u luftuar korrupsioni nga zyra e kryeprokurorit; Sa raste ex officio janë nisur nga Prokuroria e Shtetit nga Janari i vitit 2015; Çfarë po bën Prokuroria për të hetuar pasurinë e pashpjegueshme; A paraqet pengesë legjislacioni aktual për të kryer me sukses punën Prokuroria;
Ligjërata ëhstë mbajtur në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion (AEC) në Lëvizjen FOL, ku audiencë e kësaj ligjerate ishin studentë nga Fakulteti Juridik dhe Shkenca Politike.
Qendra për Edukim AntiKorrupsion është themeluar me ndihmën e Ambasadës Holandeze me qëllim të ofrimit të mundësive për edukim të të rinjve për politikat anti-korrupsion, transparencë dhe llogaridhënie.
Ligjërata të tilla në fushën antikorrupsion Lëvizja FOL do të organizoj edhe në të ardhmen.