Ligjëratë me Koordinatorin Nacional Kundër Krimeve Ekonomike z. Shqipdon Fazliu

Prishtinë, 7 shtator 2016 – Lëvizja FOL ka organizuar ligjëratën e radhës me temën“Lufta ndaj Korrupsionit”, ku ligjëruesi i radhës ishte Koordinatorin Nacional Kundër Krimeve Ekonomike z. Shqipdon Fazliu. Disa nga temat që z.Fazliu i shtjelloj ishin: Roli i zyrës së koordinatorit në luftën ndaj korrupsionit, bashkëpunimi ndër-institucional në luftën ndaj korrupsionit, roli i të rinjëve në luftimin e korrupsionit në Kosovë si dhe çështje të tjera në interes të studentëve.
Ligjërata është mbajtur në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion (AEC) në Lëvizjen FOL, ku audiencë e kësaj ligjërate ishin studentë nga Fakulteti Juridik dhe Shkenca Politike.
Qendra për Edukim AntiKorrupsion është themeluar me ndihmën e Ambasadës Holandeze me qëllim të ofrimit të mundësive për edukim të të rinjve për politikat anti-korrupsion, transparencë dhe llogaridhënie. Ndërkaq ky aktivitetet u mundësua nga UNDP në Kosovë.
Ligjërata të tilla në fushën antikorrupsion Lëvizja FOL do të organizoj edhe në të ardhmen.

IMG_0037 IMG_0046 IMG_0047 IMG_0052 IMG_0056 IMG_0059 IMG_0070 IMG_0071 IMG_0078 IMG_0081