Ligjëratë me Afërdita Bytyçi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë
Prishtinë, 13 Mars 2017 – Lëvizja FOL ka organizuar ligjëratën me Kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, znj. Afërdita Bytyçi.
Kryetarja Bytyqi prezantoi para studentëve agjendën anti korrupsion, numrin e madh të lëndëve në fushën anti korrupsion në Gjykatën Themelore të Prishtinës si dhe për integritet të gjyqtarëve/Kodin e etikës. Ndërkaq nuk munguan as pyetjet e shumta nga studentët e pranishëm.
Ligjërata është mbajtur në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion (AEC) në Lëvizjen FOL, ku audiencë e kësaj ligjërate ishin studentë nga Universiteti Publik dhe Privat.
Kjo ligjëratë është aktivitet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)