Ligjëratë me Adem Beha, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Politike
Prishtinë, 13 Tetor 2016 – Lëvizja FOL vazhdon me ciklin e ligjëratave në fushën kundër korrupsion, ku i ftuari pestë me radhë ishte z. Adem Beha, ligjërues i Shkencave Politike.
z. Beha para studentëve shtjelloj temën: “Shtetndërtimi dhe lufta ndaj korrupsionit”, në Kosovë.
Ligjërata është mbajtur në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion (AEC) në Lëvizjen FOL, ku audiencë e kësaj ligjëratë ishin studentë nga Universiteti Publik dhe Privat.
Qendra për Edukim AntiKorrupsion është themeluar me ndihmën e Ambasadës Holandeze me qëllim të ofrimit të mundësive për edukim të të rinjve për politikat anti-korrupsion, transparencë dhe llogaridhënie. Ndërkaq ky aktivitetet u mundësua nga UNDP në Kosovë.
Ligjërata të tilla në fushën antikorrupsion Lëvizja FOL do të organizoj edhe në të ardhmen.